Flash

Lautaro, argjentinasi me idhull një kolumbian: "Ky është motivi përse më quajnë Demi"

Lapsi.al 28 April 2024
Lautaro, argjentinasi me idhull një kolumbian: "Ky është

Lautaro Martinez ishte protagonisti i Matchday Program para Inter-Torino, ndeshja e parë e zikaltërve pas sigurisë matematikore të titullit të njëzetë kampion. Sulmuesi argjentinas foli për veten e tij duke nisur nga origjina dhe duke mbërritur te suksesi i fundit i arritur me fanellën e zikaltërve.

“Që fëmijë kam përballuar çdo sfidë me synimin për t’u rritur. Jam larguar nga shtëpia në moshën 15/16 vjeç duke ndjekur një ëndërr dhe hap pas hapi kam arritur shumë synime që i kam dashur gjithmonë”. Kështu nis historia e gjatë e Lautaro Martinez, i cili më pas vazhdoi: “Çdo etapë dhe çdo fillim ishte i çmuar. Goli i parë me Racing, i pari në kombëtare, i pari me Inter... Që kur kam ardhur në Milano kam gjetur njerëz që më donin dhe më ndihmuan. E tifozët na mbështetën kudo me të njëjtën forcë".

Lexo më tej: Sherr në derbi, Adli akuzoi Barella si simulues, Lautaro e injoron: "Po ti kush ka*in je?"

IDHULLI E PSEUDONIMI

“Si fëmijë më pëlqente të studioja matematikën dhe biologjinë, më pëlqenin numrat dhe gjithçka që tregonte për jetën. Futbolli ka qenë gjithmonë aty, që në zanafillë, idhulli ishte Radamel Falcao, një sulmues që më frymëzoi me mënyrën e tij të të jetuarit dhe të lojës. Mirëpo, pseudonimin “Demi” e fitova te Racing, ma vunë dy shokë të skuadrës kur mbërrita. Më thanë që godisja fort, se kisha shumë fuqi dhe se ishte e vështirë të më ndalonin, “Demi” lindi prej aty”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI