Flash

Video/ Asnjë gol, një super Sportiello ndalon Juventus: Milan blindon vendin e dytë falë Thiaw

Lapsi.al 27 April 2024
Video/ Asnjë gol, një super Sportiello ndalon Juventus: Milan blindon

Juventus dhe Milan nuk shkuan përtej 0-0 në përballjen direkte për vendin e dytë, për javën e 34 të Serie A. Barazimi në Stadium i buzëqesh kuqezinjve të teknikut Pioli, që mbeten të parët nga skuadrat ndjekëse me +5 ndaj bardhezinjve. E megjithatë, pika e marrë në Torino është rezultat i pritjeve vendimtare të portierit Sportiello, zëvendësuesi i Maignan pas dëmtimit të portierit francez në nxemje. Juventus tentoi me Vlahovic në pjesën e parë, më pas me Milik dhe Rabiot në pjesën e dytë, por pa shembur murin e Milan.

Nuk ka gola. Në Allianz Stadium përfundon 0-0 ndeshja mes Juventus dhe Milan. Pas një pjese të parë pa shanse dhe goditje në portë - veçanërisht nga kuqezinjtë - pjesa e dytë pa portierin Sportiello si protagonist. I aktivizuar në vend të Maignan, ai rezultoi vendimtar në të paktën tre raste. Më e rëndësishmja, megjithatë, u shpëtua nga Malick Thiaw, i cili ishte i aftë dhe me me fat që devijoi goditjen e Rabiot jashtë vijës, pesë minuta nga fundi.

Ndeshja përfundoi me një goditje me kokë të Milik në minutën e 86', por tentativa e polakut kaloi ngjitur me shtyllën. 0-0 rezistoi edhe pas rrethimit të zakonshëm të Juventus në finalen e ndeshjes. Milan ruan epërsinë prej 5 pikësh ndaj Juventus, i cili tani mund të arrihet nga Bolonja në vendin e tretë. Kuqeblutë, në fakt, janë në kuotën 62. Me fitoren ndaj Udinese ata do të ngjiteshin në 65, aq sa skuadra e Max Allegri. Kuqezinjtë janë të dytët me 70.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI