Flash

Uefa entuziasmon Napolin e Lazion: në Champions edhe vendi i gjashtë nëse një italiane fiton EL

Lapsi.al 27 April 2024
Uefa entuziasmon Napolin e Lazion: në Champions edhe vendi i gjashtë

Italia tashmë ka fituar matematikisht një vend shtesë në Champions League. Turneu i ri do të ketë një format me 36 ekipe, renditje të vetme dhe më pas play-off ose direkt në raundin e 1/8. E me arritjet e duhura, Seria A mund të kualifikojë deri në gjashtë klube vitin e ardhshëm. Konfirmimi, për momentin vetëm informal, vjen direkt nga UEFA, e cila sipas Il Corriere dello Sport me një sqarim që pret të shkruhet në një qarkore i është përgjigjur pyetjes se çfarë ndodh nëse Roma ose Atalanta fitojnë Europa League dhe janë në një pozicion që përmes kampionatit do t'u garantonte tashmë kalimin në Champions League?

EDHE E GJASHTA E SERIE A NË CHAMPIONS

Corriere dello Sport raporton se në Nyon, selia e UEFA-s, po bëhen disa përllogaritje për situatën e italianëve në kupat e Europës. Italia, tashmë e sigurt për 5 vende për Champions të radhës, ka tre skuadra në gjysmëfinale të kompeticioneve Europiane: Roma dhe Atalanta në Europa League dhe Fiorentina në Conference.

Kjo situatë po e bën të reflektojë UEFA-n, që po mendon të zyrtarizojë një vend shtesë në Champions League për skuadrat italiane në rast të fitores në Europa League të Romës apo Atalantës. Prandaj, nëse një italiane fiton EL-në, edhe skuadra e vendit të gjashtë do të mund të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Lexo më tejItalia pushton Champions League 2024/25: pesë të sigurta e mund të jenë gjashtë, përmes këtij skenari

Propozimi nuk është zyrtar për momentin por synimi duket se është t'i jepet një vend shtesë Italisë për meritat sportive, duke qenë se përveç renditjes më të mirë në Europë vazhdon të japë paraqitje të shkëlqyera në nivel europian. Një situatë që ndryshon garën për Europën në Serie A. Napoli, Lazio dhe Fiorentina kanë një shpresë më shumë për të arritur në vendin e gjashtë, aktualisht i zënë nga Atalanta. Përcaktuese në këtë kuptim mund të jetë rikuperimi, ndoshta pas përfundimit të kampionatit, i ndeshjes Atalanta-Fiorentina.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI