Flash

Video/ "Kisha një ëndërr", Tananai, Madame e Rose Villain zbulojnë këngën e titullit të Inter

Lapsi.al 25 April 2024
Video/ "Kisha një ëndërr", Tananai, Madame e Rose

Ndër iniciativat që Inter ka përgatitur për të festuar titullin e njëzetë, atë të yllit të dytë, është edhe një këngë që do të simbolizojë kampionatin e sapo fituar. Kënga titullohet "Kisha një ëndërr" dhe është kompozuar nga Tananai, Madame dhe Rose Villain, të tre tifozë të çmendur zikaltër. Në pritje të publikimit zyrtar, të planifikuar për nesër më 26 prill, artistët kanë nxjerrë tashmë disa pjesë në rrjetet sociale, përfshirë edhe strofën.

Inter-Torino do të luhet të dielën në orën 12:30, ndeshje që do të nisë festimet për yllin e dytë dhe titullin e njëzetë zikaltër. Ditët e fundit janë zyrtarizuar zërat për bashkëpunimin mes klubit dhe Rose Villain-Madame-Tananai, të cilët kanë regjistruar një këngë për sukseset e Inter dhe që mund të bëhet himni i ri zyrtar. Kënga do të publikohet gjatë fundjavës dhe do të luhet edhe të dielën gjatë festës së planifikuar. Por në rrjetet sociale, Rose Villain ka publikuar një pjesë të vogël të këngës me një video ku mund të dëgjohet tekstin i një strofe.

"KISHA NJË ËNDËRR"

Rose Villain është në kulmin e valës falë suksesit të këngës së sjellë në Sanremo e që i dha një shtysë tjetër karrierës së saj. Tashmë ajo është zgjedhur për himnin e ri të Inter së bashku me kolegët Madame dhe Tananai. Për ata që mezi presin ta dëgjojnë, vetë këngëtarja ka menduar të postojë një pjesë të vogël:

@rosevillainofficial @Inter ♬ suono originale - Rose Villain

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI