Flash

"U pendova, do qendroj": Xavi ndryshon mendje, nuk do të largohet nga Barcelona si kishte lajmëruar

Lapsi.al 25 April 2024
"U pendova, do qendroj": Xavi ndryshon mendje, nuk do të largohet

Xavi mbetet te Barcelona, tani është edhe zyrtare. Pas takimit të së mërkurës në mbrëmje me presidentin Laporta, të dy e konfirmuan publikisht lajmin në një konferencë për shtyp: “Lojtarët ishin vendimtarë në zgjedhjen time, më bënë të kuptoj se po punojmë mirë dhe së shpejti do të mund të fitojmë sërish. Edhe drejtuesit më kanë mbështetur. Unë jam një tifoz i madh i këtij klubi, besoj se e mora këtë vendim për të mirën e këtij klubi”, ishin fjalët e trajnerit që në fund të janarit tha se donte të largohej.

Laporta është gjithashtu i lumtur: "Ai më përcolli entuziazmin e tij për projektin tonë. Ne do të bëjmë disa ndryshime, por ne kemi nevojë për stabilitet. E fakti që Xavi vazhdon të jetë trajner i ekipit është një lajm i mirë në këtë kuptim. Ne besojmë në këtë projekt. Xavi është shumë i dashur në klub, vitin e kaluar fitoi kampionatin dhe Superkupën”.

ARSYET E NDRYSHIMIT TË MENDJES

Gjatë konferencës Xavi falënderoi edhe tifozët: "Kam një raport të shkëlqyer me ta, ishte një nga pikat vendimtare për qëndrimin tim. I falënderoj për mbështetjen që më dhanë. Tani do të duhet të korrigjojmë disa detaje dhe do kthehemi në luftë për të fituar”. Xavi shpjegoi edhe prapaktheun e bërë: "Rrethanat kanë ndryshuar, projekti është ende i vlefshëm dhe lojtarët besojnë në të. Ndodhi një përzierje gjërash që më bënë të ndryshoja mendje. Sigurisht që nuk është çështje parash apo egoje. Pashë që skuadra beson te unë dhe në projekt dhe ndihem më i fortë. Nuk kam vendosur asnjë kusht në këmbim të konfirmimit tim”.

Lexo më tejLamtumira e hidhur e Xavi Hernandez nga Barcelona: "Të stërvisësh këtë klub është mizore"

Një prapaskenë mbi lamtumirën më pas të anuluar: "Unë nuk do të kisha kërkuar asnjë euro nga viti i mbetur në kontratë: presidenti e di këtë (Laporta konfirmoi: "Kjo i jep merita", red.) , paratë nga kontrata ime do të ishin përdorur për trajnerin e ri”. Asnjë rimendim në lidhje me këtë vendim: “Do të vazhdoj çfarëdo që të ndodhë, më kanë besuar dhe angazhimi im do të jetë maksimal”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI