Flash

Villas-Boas rrëfen betejën me dy tumore: "Po vdisja i asfiksuar"

Lapsi.al 24 April 2024
Villas-Boas rrëfen betejën me dy tumore: "Po vdisja i

“Edhe disa minuta dhe do të kisha vdekur nga asfiksia”. Këto fjalë dramatike janë thënë nga André Villas-Boas, ish-trajneri i Porto dhe tani kandidat për president të skuadrës portugeze. Ish-trajnerit portugez iu desh të përballej me një betejë të ashpër me dy tumore që rrezikuan t'i merrnin jetën. Villas-Boas zbuloi sëmundjen pas një dëmtimi në shpinë të pësuar gjatë Dakar 2018. Fillimisht iu nënshtrua një operacioni në tiroide dhe më pas një tjetri në shpinë.

“Duhet të më hiqnin gjysmën e tiroides dhe doli që isha duke vdekur gjatë operacionit. Pas 10 minutash, fillova të ndihesha keq dhe mbaj mend që mendova: ‘Do të vdes, do të vdes’. Shtypa butonin, erdhi infermierja dhe vetëm mbaj mend që e dëgjova duke bërtitur, duke marrë shtratin tim e duke vrapuar nëpër spital drejt e në urgjencë. Dyert u hapën me forcë, më bënë injeksionin dhe... Kur u zgjova mund të ecija me këmbët e mia - shpjegoi Villas-Boas në një intervistë për Record -. Edhe pak minuta dhe do të kisha vdekur nga asfiksia. Ishte fat, sepse, për shkak të analizave të tiroides, ata zbuluan një tumor tjetër në shpinë, që gjithashtu duhej ta hiqja. Nëse nuk do të kishte qenë për aksidentin, nuk do t'i kisha zbuluar kurrë këto sëmundje në kohë".

Ish-trajneri i Zenit San Petrsburg e Olympique Marseille tani është më mirë dhe është gati të përballojë sfidën elektorale me pasionin që e dallon dhe dashurinë për atë Porto që jo vetëm e ka drejtuar drejt skenave kryesore të Europës, por e ka lejuar të vazhdojë një dashuri të nisur nga larg.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI