Flash

"Ndeshja e fundit e teknikut Allegri!", Juventus ka vendosur datën e largimit

Lapsi.al 25 April 2024
"Ndeshja e fundit e teknikut Allegri!", Juventus ka vendosur

E pabesueshme të mendosh se një kualifikim ka kompromentuar përfundimisht të ardhmen e një trajneri, por duket se ndeshja e fundit e Juventus në Olimpico kundër Lacios ishte pika që derdhi gotën. Goli i vonë i Milik i dha bardhezinjve finalen e Kupës së Italisë, por mendimi i shumicës është se bardhekaltrit meritonin më shumë pas një ndeshje të dominuar për faza të gjata loje. Për këtë arsye Giuntoli është i gatshëm t'i japë fund ciklit të Max Allegri dhe, sipas disa zërave, tashmë ka një datë për lamtumirën e tij.

THIAGO MOTTA NË VEND TË ALLEGRI

Përtej deklaratave sipërfaqësore, Giuntoli, të cilit klubi i ka dhënë dorë të lirë për të zgjedhur trajnerin, ka vendosur për Thiago Motta. Ai nuk sheh të ardhme me teknikun Allegri në pankinë, siç raporton Tuttosport.

Tranzicioni te Juventus është i ndërthurur me atë të Bolonjës pasi nuk është më sekret që Cristiano Giuntoli ka zgjedhur Thiago Motta si trashëgimtar të Max Allegri. Përtej aspektit teknik - tashmë ka nga ata që armatosin kryqëzata ideologjike edhe në lidhje me teknikun kuqeblu - transferimi i tij është thjeshtuar nga fakti se kontrata i skadon dhe nuk është e nevojshme të diskutojë me klubin emilian.

Lexo më tejGiuntoli konfirmoi teknikun Allegri, tifozët i dalin kundër: lind hashtagu #GiuntoliOut

Mes të thënit e të bërit në mes është Joey Saputo. Pronari po insiston te ndjenjat e Thiago Motta (i cili e do Bolonjën dhe bolonjezët e duan) dhe në faktin se mund të luajë një Champions League historike me "djemtë e tij". Presidenti i Bolonjës shpreson që trajneri italo-argjentinas të bëjë një zgjedhje të stilit Xabi Alonso me Bayer Leverkusen. Për këtë arsye, shkruan gazeta Piemontese, opsionet B do të ishin Conte ose vetë Allegri, deri në afatin përfundimtar (në verën e 2025).

KA NJË DATË PËR LARGIMIN E MAX ALLEGRI

Megjithatë, gazetari Romeo Agresti është i bindur se përtej zgjedhjes së Thiago Motta, historia e dashurisë mes teknikut Allegri dhe Juves është e destinuar të marrë fund: “Giuntoli korrigjoi qasjen e tij pak pas deklaratave në Cagliari – shpjegoi ai në Tëitch –. Ai e di që tifozët nuk janë budallenj dhe duhen respektuar gjithmonë. Të përdorësh politesën qendron, por nuk mund ta mistifikosh realitetin. Nëse punon te Juventus nuk mund të jesh i kënaqur pas kësaj faze të dytë. Sipas meje, pas finales së Kupës së Italisë do të vijnë lajmërimet zyrtare. Unë pres që Juve-Monza (e fundit e kampionatit më 26 maj, red.) do të jetë një ditë e mirë për të thënë lamtumirë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI