Flash

Video/ Çmenduri në Kolumbi: Ceppelini goditet në kokë me një thikë të hedhur nga tribuna

Lapsi.al 25 April 2024
Video/ Çmenduri në Kolumbi: Ceppelini goditet në kokë me
Një episod dramatik dhe i turpshëm. Por që për fat nuk përfundoi në tragjedi. Çmenduri e pakuptimtë në kohën shtesë të derbit kolumbian mes Independiente Medellín dhe Atlético Nacional. Një lojtar i ekipit vizitor, Pablo Ceppelini (ish-Cagliari), u godit në kokë nga një thikë e hedhur nga tribuna. Një ngjarje shumë serioze, që mund të çonte në pasoja të tmerrshme. Por fatmirësisht lojtari uruguaian u ngrit pa pasoja të rënda dhe mes polemikave, ndeshja rifilloi për të përfunduar minutat e mbetura.

ÇFARË NDODHI NË DERBI

Në kohën shtesë të Independiente Medellín-Atlético Nacional, rezultati në stadiumin Atanasio Girardot ishte 2-2. Edhe pse ndeshja ka pak për t'u ofruar dy skuadrave për sa i përket renditjes, tensioni është mjaft i lartë: është derbi shumë i nxehtë i Medellin. Siç raporton Il Giornale, në minutën e 92' Ceppelini iu afrua flamurit për të goditur nga këndi dhe aty rrezikoi të ndodhte më e keqja.

CEPPELINI U GODIT NË KOKË ME THIKË

Nga tribuna është hedhur një objekt që e ka goditur në kokë ish-mesfushorin e Cagliari. Uruguaiani ra menjëherë përtokë me dhimbje pranë asistentit, i cili po ashtu u  trondit nga ajo që ndodhi. Në fushë shpërthen paniku. Duke shqyrtuar pamjet, duket se thika nuk e ka goditur me pjesën prerëse, duke kufizuar kështu dëmin. Ceppelini u ngrit sërish, për fat të mirë, pa pasoja të rënda. Pas disa minutash kaosi, arbitri – në marrëveshje me lojtarët e Atlético Nacional – vendos të luajë minutat e fundit dhe të përfundojë ndeshjen. Por episodi shumë i rëndë mbetet. Ashtu si polemikat.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI