Flash

Sherr në derbi, Adli akuzoi Barella si simulues, Lautaro e injoron: "Po ti kush ka*in je?"

Lapsi.al 25 April 2024
Sherr në derbi, Adli akuzoi Barella si simulues, Lautaro e injoron:

Tension derbi. Një ndërqytetase shpesh gjeneron shkëndija mes lojtarëve në fushë. Atmosfera në ndeshje si kjo është e veçantë dhe konkurrenca te lojtarët përforcon emocionet. Imagjinoni, pra, nëse një ndeshje e tillë të mund të dorëzojë titullin kampion. E në fakt Milan-Inter mbrëmjen e së hënës, që përfundoi me triumfin dhe titullin kampion të zikaltërve, forcoi konceptin. Sherri mes Adli, Barella dhe Lautaro si protagonistë e dëshmon më së miri.

PRAPASKENA NË DERBI E ZBULUAR NË BORDOCAM

DAZN zbuloi sfondin në detaje me BordoCam. Si çdo javë, edhe në këtë format, thellohen në episodet e ndeshjes për të zbuluar dhe analizuar detajet e “fshehura” apo të lëna në hije gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Në historinë e këtij episodi të fundit, padyshim i fokusuar te Milan-Inter, përqendrimi ishte te një grindje e veçantë.

Lexo më tej: Video/ Inter kampion i Italisë për herë të 20, Acerbi e Thuram 'qepin' yllin e dytë: tre të përjashtuar në derbi

FJALË TË RËNDA MES ADLI, BARELLA E LAUTARO

Në minutën e 9' të pjesën e parë pati një faull të Theo Hernandez ndaj Barella. Adli ndërhyri fuqishëm dhe i thotë lojtarit zikaltër të ngrihet. Fillon sherri, toni nxehet me shumë lojtarë të përfshirë. Calhanoglu i jep një shtyrje ish-lojtarit të Bordeaux, Mkhitaryan e kapi francezin nga fanella. Acerbi dhe Calabria u munduan t'i qetësojnë gjërat. Adli, megjithatë, vijoi në distancë, duke pretenduar se mesfushori i zikaltërve është hedhur, duke simuluar. Lautaro i përgjigjet duke imituar gjestin e heshtjes dhe shtoi: "Po ti kush ka*in je? Për çfarë ka*in po flet?". Arbitri në fund arriti të rivendosë qetësinë mes të gjithë protagonistëve. Por ky është një tension klasik i derbit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI