Flash

Frikë te Girona, përplasje e rëndë loje në stërvitje: Juanpe e Yan Couto bëhen për spital

Lapsi.al 25 April 2024
Frikë te Girona, përplasje e rëndë loje në
Momente frike të madhe te Girona. Gjatë seancës stërvitore ka pasur një përplasje të dhunshme mes Juanpe dhe Yan Couto. Dy lojtarët janë përplasur kokë më kokë. Seanca stërvitore u ndërpre menjëherë dhe lojtarët u transportuan në spital për kontrolle të hollësishme. Spanjolli pësoi një thyerje të hundës, e cila do ta mbajë jashtë fushës për rreth dy javë. Ndërsa braziliani pësoi vetëm një prerje në vetull. Të dy pritet të mungojnë në ndeshjen e kampionatit kundër Las Palmas.

KOMUNIKATA E GIRONA

"Juanpe dhe Yan Couto pësuan një tronditje të fortë gjatë stërvitjes sot dhe u dërguan në spital, nga ku tashmë kanë dalë. Juanpe pësoi një thyerje të hundës dhe do të jetë jashtë për rreth dy javë. Yan Couto pësoi një goditje të fortë dhe një prerje në vetull dhe do të vlerësohet përsëri nesër”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI