Flash

Red Bull sërish në kaos: gjeniu i projektimit Newey ka lajmëruar skuderinë për largimin

Lapsi.al 25 April 2024
Red Bull sërish në kaos: gjeniu i projektimit Newey ka lajmëruar

Adrian Newey është gati të largohet nga Red Bull! Projektuesi i makinës më të shpejtë njëvendëshe në Formula 1 prej disa sezonesh tashmë, sipas asaj që ka filtruar në shtypin anglez dhe gjerman, thuhet se është duke negociuar një lamtumirë të hershme nga ekipi kampion i botës. Shkak është çështja e skandalit që përfshiu drejtorin e ekipit Chris Horner. Kontrata mes Newey dhe Red Bull skadon në vitin 2025, por palët mund të ndahen që në fund të këtij sezoni.

Siç raportohet nga AutoMotorSport dhe BBC, Newey - i shqetësuar nga situata e krijuar brenda ekipit pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një punonjëseje nga Horner, i cliruar nga skuadra pas një hetimi të brendshëm - ka marrë vendimin për të ndërprerë marrëdhënien e tij me Red Bull.

Lexo më tejAkuzoi Christian Horner për ngacmim seksual, Red Bull Racing pezullon denoncuesen e Team Principal

Horner doli nga stuhia i forcuar me mbështetjen e skuadrës, por nuk mungojnë pasojat dhe një nga ata që është në dyshim është pikërisht gjeniu i projektimit, i cili është shprehur i pakënaqur me luftën për pushtet në ekip. Newey ka kërkuar hapur që të mos jetë i përfshirë plotësisht në dizajnimin e gjeneratës së re të njëvendësheve që do të shihen në vitin 2026.

Me Red Bull, Adrian Newey fitoi gjithsej 13 kampionate botërore - gjashtë për konstruktorë dhe shtatë për pilotë - me Vettel dhe Verstappen.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI