Flash

Inter e Juve drejt një sezoni pambarim: mund të luajnë 72 ndeshje, merkato do të jetë vendimtare

Lapsi.al 25 April 2024
Inter e Juve drejt një sezoni pambarim: mund të luajnë 72

Ajo që do të hapet korrikun e ardhshëm rrezikon të jetë një sezon vërtet i pafund për Inter dhe Juventus. Domethënë, për dy klubet italiane që do ta gjejnë veten në garë në Botërorin për Klube në qershor 2025. Me llogari të bëra ata do të luajnë 5 kompeticione, një rekord unik në histori. Zikaltrit, ashtu si rivalët e tyre të përjetshëm bardhezinjtë, do të jenë të impenjuar për 11 muaj radhazi, duke qenë se Serie A e radhës do të fillojë më 17 gusht, ndërsa finalja e Botërorit është planifikuar për në 12 korrik. Një sforco e vërtetë veçanërisht për lojtarët, me pasoja të qarta edhe në merkaton e verës së ardhshme.

Merkato po, sepse me të gjitha këto gara në kalendar, do të jetë thelbësore të ndërtohet një skuadër e madhe me shumë zëvendësues për të performuar gjithmonë në maksimumin e tyre. Në këtë kuptim, duhet të punojë veçanërisht Juventus, i freskët nga një sezon me vetëm kampionatin dhe Kupën e Italisë. Prandaj Giuntoli do të duhet të shtojë cilësi por edhe sasi.

NUMRI 'REKORD' I NDESHJEVE

Nga ana tjetër, Zonja e Vjetër, ashtu si Inter, do të thirret të përballet me pesë kompeticione me të paktën 51 ndeshje. Të paktën, sepse ndeshjet e 'garantuara' janë 38 të Serie A, 8 të Champions League të re dhe tre të fazës së grupeve të Botërorit të Klubeve. Pa harruar 1/8 e Kupës së Italisë që do t'i shtohet gjysmëfinaleve të Final Four të Superkupës së Italisë, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Lexo më tej:FOTO/ Erjona Sulejmani feston titullin e Inter: postimi sexy me ngjyrat zikaltër

Një buletin 'lufte', që mund të 'përkeqësohet' nëse Inter dhe Juventus arrijnë në finale në çdo turne. Në fakt, dy klubet do të arrinin 72 ndeshje në 11 muaj. Për kënaqësinë e atyre që kërkojnë një kalendar më pak të ngarkuar me synimin për të mbrojtur shëndetin e aktorëve në fushë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI