Flash

"Loja? Dua vetëm pikët këto 3 javë". Gvozdenovic nuk heq dorë nga Final 4, Deliallisi i pashpresë: "Faji i të gjithëve"

Lapsi.al 27 April 2024
"Loja? Dua vetëm pikët këto 3 javë". Gvozdenovic

“Nuk e di për katërshen por sot për mua ishte një ndeshje shumë shumë e vështirë, ishte një atmosferë shumë e vështirë edhe psikologjikisht. E vështirë për të përgatiur këtë ndeshje. Jemi në një vend të mirë dhe do të shikojmë këto 3 javë se si do të dalim". Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut, merr frymë lehtësisht pas një ndeshje të vuajtur kundër Erzenit. Shijakasit deri në fund mund të barazonin, edhe kur ishin me 10 lojtarë, me rastin e Zekës 5 minuta nga fundi.

Gvozdenovic, megjithatë, nuk merret shumë me estetikën e lojës, sepse me 3 javë të mbetura peshë kanë vetëm pikët: "Erzeni është një skuadër e mirë dhe kam respekt. Ishim pak të stresuar se ishim me një mendim se si do të fitonim. Kjo ishte një arsye pse nuk ishim në një nivel si 30 minutat e para, më të rëndësishme këto 3 javë janë pikët". Një batutë, Gvozdenovic, e tha edhe në lidhje me derbin kryeqytetas: "Nesër është derbi dhe patjetër mund të fitojnë ose Partizani ose Tirana, të fitojë kush është më e mira”.

DELIALLISI: "TË GJITHË TË MARRIN PËRGJEGJËSITË"

“Në Korçë kishim ardhur për të bërë maksimumin. E nisëm lojën duke falur shumë topa. Mënyra si e marrim golin është problem, kundërshtari na godet me një gjysmë-goditje dhe shënon. Ne krijojmë raste me Zekën dhe Blazeviçin, por edhe Mihana dhe nuk shënojmë. Ana psikologjike e ekipit ka rënë, dhe kjo ndikon edhe në zhvillimin e ndeshjes pastaj". Alfred Deliallisi është nervoz pas ndeshjes dhe nuk ngurron të flasë hapur. Erzeni është tani pothuaj i rënë nga kategoria dhe kjo ndeshje ishte shansi i fundit për të luajtur.

Lexo më tejVideo/ Janaqi shtyn shtyn Erzenin -1 nga Kategoria e Parë: Skënderbeu fiton 1-0 dhe ulet në divan për derbin

Në këtë pikë, Deliallisi ngriti tonet i dorëzuar përfundimisht: "Çdo njëri duhet të marri përgjegjësitë e veta, edhe unë i kam përgjegjësitë e mia. Duhet të luajmë futboll dhe të vazhdojmë kampionatin, duhet të bëjmë punën tonë. Deri në ditën e fundit do e bëj këtë gjë me plot seriozitet, deri në momenti që do të jem këtu”, e mbylli Deliallisi.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI