Flash

Video/ Pas derbit, tjetër rrëshqitje e Mehmetit: Dinamo bllokohet nga Laçi

Lapsi.al 27 April 2024
Video/ Pas derbit, tjetër rrëshqitje e Mehmetit: Dinamo bllokohet nga

Nuk arrin Dritan Mehmeti të kthejë skuadrën e tij te fitorja dhe pas disfatës në derbi vjen një tjetër hap fals. Dinamo ndalet pa gola në Elbasan Arena përballë Laçit, që kërkon të sigurojë qendrimin dhe të evitojë zonën playout. Dinamo për momentin është në vendin e katërt, me 47 pikë sa Skënderbeu, me Tiranën që ka një pikë më pak e një ndeshje më pak.

Një barazim që nuk u shkon për shtat asnjë prej dy skuadrave për objektivat që kanë. Dinamo, me tre javë nga fundi, rrezikon të parakalohet nga Tirana, ndërsa Laçi me 39 pikë mund të parakalohet nga Teuta, me një pikë më pak e një ndeshje për të luajtur ende.

Video/ Rasti i Zabërgjas

Pjesa e parë ishte pa emocione, pasi skuadrat kishin frikë të pësonin gol. Dinamo, në fakt, mbrojtjen e ka kthyer në pikën e fortë. Mungesa e Goudjabi, i skualifikuar, u ndje. Sidoqoftë Mehmeti priste më shumë nga Kaçorri e Vila. Frika mos skuadra reflektonte shpërqendrimet e derbit e bënë teknikun të mendonte më shumë për të mos pësuan.

Lexo më tejVideo/ Janaqi shtyn shtyn Erzenin -1 nga Kategoria e Parë: Skënderbeu fiton 1-0 dhe ulet në divan për derbin

Edhe Laçi u mbrojt, duke u munduar të mbyllte çdo hapësirë. Ujka provoi në të 48' pa kaluar Salin, në mundësinë e fundit për kurbinasit. Zabërgje, Vila e Kaçorri, bashkë me Denison, pastaj, krijuan një mori shansesh të pakonkretizuara para portës së Dajsinanit. U mbyll kështu në barazim pa gola sfida, që lë çdo gjë të hapur për vendin e katërt të bluve dhe shpëtimin e bardhezinjve.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI