Flash

Video/ Janaqi shtyn shtyn Erzenin -1 nga Kategoria e Parë: Skënderbeu fiton 1-0 dhe ulet në divan për derbin

Lapsi.al 27 April 2024
Video/ Janaqi shtyn shtyn Erzenin -1 nga Kategoria e Parë: Skënderbeu

Ajo për vendin e katërt është duke u kthyer në garën më interesante të kampionatit, e bashkë me atë të playout, të vetmet intriguese të sezonit të rregullt. Skënderbeu thyen 1-0 Erzenin në javën e 33 të Superiores dhe arrin Dinamon në vendin e katërt me 47 pikë. Janaqi dënoi shijakasit, tani -1 nga rënia matematikisht nga kategoria dhe tani korçarët mund të ulen të shohin me interes derbin kryeqytetas Tirana-Partizani nesër.

Video/ Goli i Janaqit

Asgjë për të bërë për të besuarit e teknikut Deliallisi të goditur shumë shpejt në Korçë. Në fakt, sfida u vendos që në minutën e 7' nga Janaqi, që kaloi Skënderbeun në avantazh. Reagimi i shijakasve me Asanin e Mihanën u përplas te portieri Alia. Pritjen më të mirë portieri i korcarëve e bëri në minutën e 33, pikërisht ndaj Mihanës, ndërsa ishte i vëmendshëm edhe 2 minuta nga fundi në tentativën e Kacbufit.

Skënderbeu mori masat në pjesën e dytë dhe tronditi traversën me Rashicën në minutën e 63'. Gjërat u vështirësuan shumë për Erzenin pesë minuta më vonë, kur Deliallisi mbeti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Mëllugjës. Ndërhyrja e ashpër ndaj Merlim nuk u tolerua nga Rusta që i tregoi kartonin e kuq. Edhe në inferioritet, Erzeni shkoi pranë barazimit në minutën e 85' kur Zeka humbi një rast ideal. Me këtë fitore Skënderbeu është në lojë për një vend në katërshe, ndërsa Erzeni pret vetëm matematikën për rënien nga Kategoria.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI