Flash

Milan zgjedh Lopetegui: kontakte të vazhdueshme e një akord paraprak i arritur

Lapsi.al 28 April 2024
Milan zgjedh Lopetegui: kontakte të vazhdueshme e një akord paraprak i

Barazimi me Juventus zmbrapsi sulmin e bardhezinjve për vendin e dytë, por Milan kërkon të mbyllë sezonin sa më shpejt e të mendojë për të ardhmen. E duke folur për të ardhmen e kuqezinjve, pika e parë ka të bëjë me trajnerin, sepse pas ndeshjes drejtori ekzekutiv Giorgio Furlani 'mbrojti' Stefano Piolin dhe u përpoqt të shmangë thashethemet për zëvendësimin e tij të mundshëm. Sidoqoftë, për trajnerin aktual është koha për t'i thënë lamtumirë pas pesë sezonesh dhe mendimi prioritar i kuqezinjve për ta zëvendësuar është Julen Lopetegui.

Në pole position për pankinën është Julen Lopetegui

Shumë thashetheme kanë qarkulluar orët e fundit për trajnerin spanjoll dhe ardhjen e tij në krye të skuadrës kuqezi. Po aq e madhe edhe pakënaqësia e tifozëve, të cilët do të donin Antonio Conte. Kontaktet mes palëve janë të shpeshta dhe, sipas Gazzetta dello Sport, tashmë ka një projekt-marrëveshje që parashikon një kontratë trevjeçare me 4 milionë euro neto në sezon. Asgjë nuk është vendosur ende, por drejtuesit e kuqezinjve synojnë të shpallin trajnerin e ri në fund të kampionatit.

“Lopetegui nuk do ta kishte problem të përshtatej me Milan sepse është mësuar të punojë në skuadra të mëdha. E për rrjedhojë edhe në situata presioni dhe kërkesash të mëdha - tha ish-menaxheri i Romës Monchi për Gazzetta, duke ‘sponsorizuar’ bashkatdhetarin e tij –. E kam fjalën për Porto, Real Madrid, Kombëtarja Spanjolle, te Sevilla, situata në të cilat pritshmëritë janë buka e përditshme. Prandaj jam i bindur se Julen është një kandidat perfekt”.

Lexo më tejVideo/ Asnjë gol, një super Sportiello ndalon Juventus: Milan blindon vendin e dytë falë Thiaw

Lista e emrave të lidhur me stolin e kuqezinjve është e gjatë: nga ish-mesfushori Van Bommel te Paulo Fonseca, Thiago Motta (me perspektivë te Juventus), Christophe Galtier dhe Domenico Tedesco. Por Sergio Conceicao gjithashtu mund të rikthehet në garë, pasi ka rinovuar kontratën e tij me Porto deri në vitin 2028 dy ditë më parë. Por marrëveshja lidhej me rizgjedhjen si president të Pinto Da Costa, që humbi sfidën me Villas Boas.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI