Flash

Video/ Onana, ndërhyrja e pakuptimtë dënoi Manchester United me barazim: kthehet portieri gafaxhi

Lapsi.al 28 April 2024
Video/ Onana, ndërhyrja e pakuptimtë dënoi Manchester United me
Dy ndërhyrje shpëtimtare, pastaj katastrofa finale që dënoi Manchester United në një barazim të mjerueshëm në shtëpi. Ndeshja e André Onana kundër Burnley duket se është sinteza e asaj që ishte sezoni i tij i parë te Djajtë e Kuq. Nivele shumë të larta dhe sensacionale e shembje të pashpjegueshme.

GAFA E ONANA KUNDËR BURNLEY

Një ndeshje praktikisht perfekte për 87 minuta, me një pritje, fjalë për fjalë, të jashtëzakonshme, që shpëtoi rezultatin 0-0 pas rreth gjysmë ore lojë. Pastaj Andrè Onana bëri të paimagjinueshmen, duke shkaktuar penalltinë me të cilën Burnley barazoi rezultatin. Ishte minuta e 87' e ndeshjes, kur kamerunasi në tentativë për të kapur topin në lartësi, doli i pamatur dhe jashtë kohës, duke rrëzuar sulmuesin kundërshtar Zeki Amdouni, si dhe bashkëlojtarin e tij Wan Bissaka që po përgatitej të kapte topin me kokë. Lexo më tejBatuta e komentatorit të Sky për Onana, ekzalton tifozët: "Mrekulli... bëri një pritje" Arbitri Brooks, i thirrur nga VAR, nuk kishte dyshime në akordimin e penalltisë, e cila më vonë rezultoi vendimtare për rezultatin. Kjo kompleton një javë për t'u harruar për ish-portierin e Inter, i cili tashmë kishte dhuruar një gol në ndeshjen e mesjavës kundër Sheffield, duke i “pasuar” topin një kundërshtari. E tifozët e Djajve të Kuq, të ngopur me gabimet e tij të vazhdueshme, tani po bëjnë thirrje për shitjen e tij të menjëhershëm.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI