Flash

Video/ Calhanoglu nis festën e Inter me dy gola: Torino me 10 lojtarë nuk reziston dot në San Siro

Lapsi.al 28 April 2024
Video/ Calhanoglu nis festën e Inter me dy gola: Torino me 10 lojtarë
Festë e madhe në San Siro, ku Inter u prezantua para tifozëve të tij pas sigurimit matematik të fitimit të titullit kampion numër 20. E sfilata e kampionëve të rinj të Italisë u kurorëzua me suksesin 2-0 ndaj Torinos, me tre pikë të tjera që u mundësojnë zikaltërve të vazhdojnë gjuetinë për rekordin e pikëve, për të kapërcyer 98 pikët e arritura me Mancinin në pankinë. Pjesa e parë pa gola, më pas në minutën e 47 kartoni i kuq i Tameze për faullin ndaj Mkhitaryan ndryshoi lojën. E këtu vjen dygolëshi vendimtar i Calhanoglu (goli i dytë me penallti). Festa është kompletuar. Lexo më tej: FOTO/ Erjona Sulejmani feston titullin e Inter: postimi sexy me ngjyrat zikaltër Festë duhej të ishte dhe festë do të jetë. Me tre pikë të tjera në kërkim të rekordit të klubit në Serie A me 20 ekipe zikaltrit mund të festojnë. Inter-Torino përfundoi 2-0 falë dy golave të Hakan Calhanoglu në pjesën e dytë. Ndeshja fillimisht ishte e ngadaltë dhe e luftuar, por përjashtimi i Adrien Tameze në fillimin e pjesës së dytë - sugjeruar nga VAR pas paralajmërimit fillestar të Maria Sole Ferrieri Caputi - lehtësoi ndeshjen e drekës së zikaltërve. Kështu mesfushori siguroi fitoren në harkun e katër minutave, pas gjysmë ore lojë. Fillimisht ai hapi rezultatin pas një asisti nga Henrikh Mkhitaryan, më pas shndërroi në gol penalltinë për të dyfishuar epërsinë pas faullit të Matteo Lovato ndaj Marcus Thuram. E në atë moment ndeshja mund të quhej e përfunduar.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI