Flash

Inter, një festë e paparë asnjëherë me një numër të ri në mendje: Marotta mendon që tani për... 21

Lapsi.al 29 April 2024
Inter, një festë e paparë asnjëherë me një
Vështirë për t'i llogaritur: 300 mijë? Gjysmë milioni? Edhe më shumë? Sigurisht shumë, shumë më tepër se sa pritej nga vetë policia. Milano e pushtuar nga tifozët e Inter për festën e titullit të 20. Një "gjarpër" i gjatë zikaltër, nga San Siro në Piazza Duomo, nga pasditja deri në orët e vona të natës, si kurrë ndonjëherë. Një ngrohtësi, një dashuri, një gëzim që befasoi edhe drejtuesit e vjetër të Inter, si Beppe Marotta, dikush që kishte parë dhe përjetuar festime, por kurrë si kjo. E nëse e gjithë kjo ishte e mundur, sigurisht që është edhe falë tij: “Nuk kisha përjetuar kurrë një manifestim të tillë për nga intensiteti dhe prania e tifozëve. Unë tashmë kam numrin 21 në kokën time, atë për titullin e radhës të Inter”, tha CEO zikaltër për SportMediaset. “E më pas shumë objektiva të tjerë për sezonin e ardhshëm: Champions League, Kupa e Italisë e mbi të gjitha ngjarja e jashtëzakonshme e Botërorit për Klube. Ka shumë objektiva, por unë jam gjithmonë i inkurajuar të vendos kampionatin në vend të parë. Sepse të fitosh në Itali është gjithmonë shumë e vështirë”.

MAROTTA E MERKATO

Pas festës, është një kampionat për t'u mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pas një sezon i ri për të planifikuar, me një merkato që Marotta e përcaktoi si "kreative": Do të thotë t'u besosh bashkëpunëtorëve të mi, Ausilio dhe Baccin, të cilët janë të aftë në eksplorimin e mundësive, duke i propozuar klubit lojtarë të rëndësishëm. Së bashku do të marrim vendime siç kemi bërë vitet e fundit, me guxim, duke pranuar që lojtarët e rëndësishëm mund të zgjedhin përfundimisht destinacione të tjera, por duke i zëvendësuar ato me dinjitet. Politika jonë i përgjigjet objektivit të qëndrueshmërisë, i cili tani përfshin të gjitha ekipet italiane. Lojtarët e vënë në dispozicion u përpunuan mirë nga Inzaghi, që luajti një rol të madh”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI