Flash

Video/ Super Maguette fundos Tiranën në shtesë: dy kartonë të kuq e Fagu jashtë Europës

Lapsi.al 28 April 2024
Video/ Super Maguette fundos Tiranën në shtesë: dy kartonë

Derbi edhe njëherë vishet i kuq. Tirana detyrohet të dalë e mundur 2-1 në ndërqytetasen që e nuk e fiton prej 7 takimesh. Dy gola të Maguette i kanë dhënë Partizanit suksesin në një ndeshje të bukur, me emocione e intensitet. Në avantazh me golin e mesfushorit në minutën e 15’, të kuqtë u arritën nga Abazaj. Në minutën e tretë shtesë pastaj vendosi një super gol i Maguette, që konsolidoi vendin në Final Four të Partizanit dhe nxorri Tiranën jashtë katërshes.

Video/ Goli i Maguette

Këtë radhë, ndeshja kishte një peshë edhe më të veçantë, pasi në javët e fundit të kampionatit mund të ndikojë për praninë në “Final Four”. Ndoshta edhe për këtë u luajt hapur në kërkim të fitores me përgjigje e kundërpërgjigje. Golin e avantazhit e shënoi Maguette, goditja e devijuar e të cilit u bë e pakapshme për Kozin. Tirana reagoi me Abazaj, i pafat në minutën e 27’. Goditja e sulmuesit u përplas në traversë dhe pastaj në shpinën e portierit për të përfunduar jashtë. Nën një ritëm të lartë, përgjigjia e Partizanit erdhi me Rrapajn, goditja e të cilit u ndal nga portieri, e pastaj Keko goditi keq në një pozicion të favorshëm. Në përmbysjen e fronteve, pothuaj në një aksion identik Tirana barazoi. Qirko ndali goditjen e Deliut, por jo devijimin me kokë të Abazaj, që ktheu barazinë në fundin e pjesës së parë.

Video/ Goli i Abazaj

Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me skuadrat më të kujdesshme, por ku dallohej një dominim i Partizanit i cili kërkoi më shumë golin. Gjërat u komplikuan për Tiranën në kartonin e dytë të verdhë të Jonuzit në minutën e 87’, por askush nuk parashikoi se Partizani do të përfitonte me shpejtësi. Maguette kompletoi ndeshjen e tij fantastike me golin e dytë në minutën e 93’, me një të majtë që nuk i la asnjë shans reagimi Kozit.

Goli i dytë i Maguette

Tirana nuk kishte forca të krijonte diçka në portën e të kuqve në fund, edhe pse Hadroji u ndëshkua me të kuqe duke rikthyer barazinë numerike në fushë. Kështu, Partizani merr tre pikë që e mbajnë -1 nga vendi i dytë i Vllaznisë. Fagu rrezikon seriozisht, edhe pse vetëm një pikë pas Dinamos e Skënderbeut.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI