Flash

"Kush nuk kërcen është bardhezi": Cuadrado tërbon ish-tifozët, duke u hakmarrë me ish-klubin

Lapsi.al 29 April 2024
"Kush nuk kërcen është bardhezi": Cuadrado tërbon
Pasi fitoi pesë tituj kampion, katër Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë me fanellën e Juventus, Juan Cuadrado festoi tringjyrën e tij të parë me Inter. Kolumbiani ndryshoi qytet, pasi u “shkarkua” nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit të kaluar. E tani, Cuadrado ka menduar se është momenti i hakmarrjes. Nuk është rastësi që ish-lojtari bardhezi është bërë pjesëmarrës pikërisht i korit të njohur tashmë të tifozëve 'kush nuk kërcen është bardhezi'. Kori i mijëra tifozëve që duartrokitën zikaltrit përgjatë paradës që e çoi ekipin nga San Siro në Duomo ka parë të hidhej pikërisht ai që me fanellën e Juventus ka qenë i lidhur fort. Një hakmarrje e vogël që nuk i ka pëlqyer aspak ish-tifozëve të anësorit kolumbian, i cili u mbulua nga ofendimet përmes rrjeteve sociale.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Juan Cuadrado (@cuadrado)

Lexo më tejInter, një festë e paparë asnjëherë me një numër të ri në mendje: Marotta mendon që tani për... 21 Një kor të cilit në fakt i është përgjigjur edhe tekniku zikaltër Simone Inzaghi. Tekniku i Inter, gjatë ndeshjes me Torinon të fituar 2-0, ka reaguar ndaj thirrjeve të San Siros duke u kthyer nga tifozët duke nisur të kërcejë. Në fund të fundit, Inzaghi nuk është se kishte ndonjë lidhje me Juventus, si Cuadrado.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI