Flash

Episodi kundër Aston Villa tërboi teknikun Pochettino: "VAR? qesharak, shkatërroi futbollin"

Lapsi.al 29 April 2024
Episodi kundër Aston Villa tërboi teknikun Pochettino: "VAR?
Pochettino u ankua në fund të ndeshjes mes Aston Villa dhe Chelsea, në Premier League, pasi VAR u hoqi golin e fitores Blues në minutën e 95', për shkak të një kontakti më se të dyshimtë. Kjo ka bërë që argjentinasi të shpërthejë kundër teknologjisë në ndihmë të arbitrave. Aston Villa nuk arriti të ngushtonte diferencën ndaj Liverpool të vendit të tretë në Villa Park. Skuadra e Emery barazoi 2-2 me Chelsea, por për pak sa nuk e humbi ndeshjen. Në fakt, skuadra e Pochettino e gjeti avantazhin 2-3 në minutën e 95' me goditjen me kokën të Disasi, por VAR anuloi gjithçka. Në aksion ata dalluan një faull të Badiashile ndaj Diego Carlos në një kontakt ajror, ku lojtari i Chelsea në fakt i dha vetëm një shtyrje të lehtë mbrojtësit brazilian. Lexo më tejVideo/ E bujshme në Emirates, Arsenal shpartallon Chelsea 5-0 në derbi: Arteta i pari në Premier League Arbitri, pasi kishte shqyrtuar kontaktin në monitor, vendosi të anulojë golin që do t'i jepte një fitore të çmuar Chelsea. Në fund, asgjë për të bërë nga Pochettino, me Blues që mbeten në vendin e nëntë.

POCHETTINO I TËRBUAR ME VAR

Në fund të ndeshjes, tekniku Pochettino qartësisht i tërbuar për atë që ndodhi, u shfaq në konferencën për shtyp. Trajneri argjentinas sulmoi arbitrin dhe VAR, duke thënë: "Më vjen keq sepse VAR ka dëmtuar futbollin anglez dhe mendoj se edhe lojtarët e Aston Villa dhe tifozët e tyre nuk e kuptuan pse u anulua goli. Arbitri ishte i pabesueshëm, qesharak. Ishte e vështirë për tu pranuar".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI