Flash

Video/ Rrihen me grushta e shkopinj, pas sherr pas dy sekondash lojë në hokej: 8 lojtarë të përjashtuar

Lapsi.al 4 April 2024
Video/ Rrihen me grushta e shkopinj, pas sherr pas dy sekondash lojë
Madison Square Garden në New York ishte skena e një përleshjeje të madhe në hokej mes lojtarëve të Rangers dhe New Jersey Devils. Dy sekonda, aq sa ishte koha që arbitri të hidhte topin në fushën e akullit. Kaq zgjati ndeshja e hokejit para se të gjaknxehtësia dhe dëshira për hakmarrje për precedentë të pafalur të merrte kot. Pesë kundër pesë, dukej si një sherr rruge, por gjithçka ishte e vërtetë. E nëse në këtë disiplinë situata të tilla janë pjesë e lojës, edhe tolerohen brenda kufijve të caktuar të rregullave, ajo që ndodhi kapërceu çdo kufi të tolerueshëm. Shumë të përjashtuar (8) dhe penalitete të përkohëshme (5 minuta).

SI NISI GJITHÇKA…

Rrahja filloi kur Matt Rempe i Rangers dhe Kurtis MacDermid u përplasën me njëri-tjetrin pa goditje të ndaluara, në mënyrën e vjetër, duke lëshuar grushte në ajër. Kësaj radhe ata e nxorrëm mirë inatin me njëri-tjetrin, pasi më 11 marsin e kaluar qendra njujorkeze goditi me bërryl kundërshtarin (Jonas Siegenthaler) dhe u skualifikua për katër ndeshje. Së bashku me Rempe, u larguan nga arbitrat edhe mbrojtësit e New York Jacob Trouba dhe K'Andre Miller dhe sulmuesi Barclay Goodroë. Menjëherë jashtë fushës përfunduan edhe mbrojtësit e New Jersey, Kevin Bahl dhe John Marino, sulmuesit Chris Tierney dhe MacDermid. Trajnerët e Rangers, Peter Laviolette dhe trajneri i përkohshëm i Devils, Travis Green ishin gjithashtu të përfshirë në përleshje. Ishte ky i fundit që komentoi në mars ekseset e Rempe: "Të gjithë ata që e njohin lojën e dinë që lojtari ishte në një pozitë vulnerabël. E mendoj se në një farë mënyre kishte qëllim për të bërë dëm".

REKORDI I ZI

New York është macja e zezë për Rempe, kur ai e ka përballë i erren sytë. Në tre ndeshje të karrierës së luajtur kundër Djajve ai ka luajtur vetëm 5'03" dhe u përjashtua çdo herë. Fama e tij i paraprin: në 10 ndeshje të karrierës të luajtura në NHL është bërë i famshëm për grindjet që e shohin shpesh në rreshtin e parë. "Nuk e imagjinoja se do të ndodhte. Ishte një gjë e improvizuar," shpjegoi MacDermid për pesë luftimet simultanë që i shtuan adrenalinën dhe spektaklin ndeshjes. A ishin në gjendje të përfundonin ndeshjen dy skuadrat? Po, pavarësisht sfondit të stuhishëm. E ndeshja përfundoi 4-3 për Rangers falë një goli me forcë të Chris Kreider. Pastaj të gjithë në dush për të ftohur gjakrat e tyre të nxehtë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI