Flash

Video/ Arsenal merr kreun e Premier League, City arrin Liverpool me një super Foden

Lapsi.al 3 April 2024
Video/ Arsenal merr kreun e Premier League, City arrin Liverpool me një

Në raundin e mesjavës së Premier League, Arsenal mundi Luton 2-0 dhe, në pritje të Liverpool-Sheffield United, u ngjit në krye të tabelës falë golit të Ødegaard dhe autogolit të Hashioka. City gjithashtu ushtron presion, duke kapur Reds në renditje falë fitores 4-1 ndaj Aston Villa. Vendosën Foden (trigolësh) dhe Rodri pas barazimit momental të Duran. Në ndeshjen tjetër, vetëm 0-0 për Brighton në Brentford.

ARSENAL-LUTON 2-0

Gjithçka ishte e lehtë për skuadrën e trajnerit Arteta, që kaloi në epërsi pas 24' me Ødegaard. Norvegjezi mbylli një trekëndësh të bukur me Havertz, me një goditje perfekte në kënd. Smith-Rowe dhe Thomas Partey u afruan pranë dyfishimit të rezultatit, por Hashioka u kujdes që t'i kalonte Gunners në epërsi 2-0 pak para fishkëllimës së fundit me një autogol fatkeq, në përpjekje për të paraprirë Nelson. Ritmi ra në pjesën e dytë dhe vendasit nuk e kishin të vështirë për të menaxhuar rezultatin, duke u afruar pranë trisit me një goditje nga distanca të Tomiyasu dhe Nketiah në finale u ndal nga pritja e shkëlqyer e Kaminski. Ky sukses e ngjit Arsenal në vendin e parë të renditjes me 68 pikë, në pritje të ndeshjes së nesërme të Liverpool, ndërsa Luton mbetet -3 nga zona e shpëtimit.

Lexo më tej: Video/ Arsenal reziston në Etihad e Liverpool shkëputet, Guardiola i pabindur: "Gjithçka ende për tu luajtur"

MANCHESTER CITY-ASTON VILLA 4-1

City barazohet me pikë me Liverpool falë një Phil Foden të ekzaltuar dhe një fitoreje 4-1 ndaj Aston Villa. Guardiola ngjitet në kuotën e 67 pikëve së bashku me Reds. Kampionët në fuqi kaluan në avantazh në minutën e 11'. Doku depërtoi në të djathtë dhe shërbeu në qendër për Rodri, që mposhti Olsen. Gjithsesi, 1-0 zgjati vetëm 9 minuta, sepse Duran kombinoi me Rogers dhe mposhti Ortega me një të djathtë diagonale. Vendasit, megjithatë, arritën të rigjenin epërsinë para fundit të pjesës së parë falë goditjes së lirë të Foden, që e kaloi topin përmes murit mbrojtës duke befasuar Olsen. E, në minutën e 62', dy golashënuesit kombinuan për golin e tretë. Asist spektakolar nga spanjolli dhe Foden i dha drejtim ndeshjes në Etihad. Por shfaqja e tij nuk mbaroi këtu: në minutën e 69', në fakt anglezi shënoi edhe golin e katërt. Në 7 minuta, Guardiola mbylli ndeshjen, pastaj fundi është vetëm një numërim mbrapsht për fitoren. City i bën presion kështu Liverpool dhe paralajmëron Real Madrid gjashtë ditë para ndeshjes direkte në Champions League.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI