Flash

Video/ Peposhi humb dy herë penalltinë, Teuta mbytet në fund: Denison bën Del Pieron, Dinamo e katërta

Lapsi.al 3 April 2024
Video/ Peposhi humb dy herë penalltinë, Teuta mbytet në fund:

Një fitore në minutën e 93', pasi më parë kundërshtari humbi dy herë mundësinë për të shënuar nga 11 metra. Dramë në rikuperimin e javës së 27' të Superiores, e shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe e luajtur sonte në 'Arena Kombëtare'. Dinamo mposht 1-0 Teutën, falë një goli spektakolar të Denison. Keqardhja e durrsakëve është e gjitha në penalltinë e humbur dy herë nga Peposhi. Tani Mehmeti e sheh veten në vendin e katërt.

DY PENALLTI TË HUMBURA

E luajtur me Dinamon vendase, por jo në shtëpinë e Teutës, sfida ka folur sidomos në pjesën e parë për skuadrën e Martinit, që sidoqoftë nuk e ka ndjerë lëvizjen. Dinamo ka vuajtur fillimisht, me kundërshtarin që i shkoi afër golit, me Peposhin që madje e gjeti, por në pozicion të parregullt. Beqja e Jazxhi kanë kërcënuar rregullisht portën e Salit. Vetëm shtylla ndaloi qendërmbrojtësin në minutën e 18', ndërsa tepër aktiv Peposhi, që mundësinë më të mirë për të shënuar e kishte me penallti.

Smaçi pengoi Dajën në minutën e 33' dhe Hamiti akordoi penallti. Peposhi e merr përsipër por ndalet nga Sali, me topin që u shty më kot në rrjetë nga Lloci. Më kot, sepse penalltia duhet të përsëritet për hyrjen e parakohëshme të lojtarëve në fushë. Vetëm se Peposhi gaboi edhe tentativën e dytë, i hipnotizuar akoma nga Sali.

GOL SI DEL PIERO

Pjesa e dytë pa sërish Teutën agresive dhe Dinamon në pritje, por Mehmeti i kishte marrë masat dhe nuk lejoi më mundësi flagrante për kundërshtarin. Nëndetësja mori zemër dhe një sinjal me Zabërgjan në të 64' dhe pastaj ndëshkoi në shtesë. Denison shënoi një gol të stilit Del Piero, duke u futur nga e majta e zonës dhe duke e dërguar topin në shtyllën e largët me Vatën të mundur. Dinamo rrëmben fitoren dhe vendin e katërt, duke kaluar në renditje Skënderbeun.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1buzeqi/goal_denisson/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI