Flash

“Kanë lojtarë 100 milionë”. Tudor gjen alibinë e humbjes së Lacios: "Fisiciteti i Juventus impresionues"

Lapsi.al 3 April 2024
“Kanë lojtarë 100 milionë”. Tudor gjen alibinë e
Igor Tudor e analizon humbjen e Lazios në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventus në këtë mënyrë: “Kemi pasur një pjesë të parë të mirë me personalitet, pastaj në pjesën e dytë u dorëzuam pak edhe sepse fiziciteti i tyre ishte mbresëlënës. Na vunë përfund. E të mos harrojmë se ata kanë lojtarë me vlerë 100 milionë euro”. Trajneri i bardhekaltërve, duke folur për Canale 5, nuk braktis ëndrrat e tij për t'u kualifikuar në finale: "Një rezultat që duhet pranuar, është në rregull. Por gjithsesi lë gjithçka të hapur, është ndeshja e kthimit, të shohim". Tudor nënvizon edhe probleme të tjera: "Dëmtimi i Zaccagni e pastaj mu desh të aktivizoja Casale, i cili nuk kishte fjetur për dy netë për shkak të lindjes së djalit të tij, për Patric". Gjithsesi, Tudor i jep zemër ekipit të tij: "Mes 90 minutave të kampionati dhe pjesa e parë e sonte ne bëmë tre pjesë të shkëlqyera nga katër. Në Romë kishim shpenzuar shumë dhe Juventus kishte motivimin maksimal. Diferenca ishte mbi të gjitha në fizik. Skuadra meriton komplimente, ata dhanë maksimumin". Lexo më tejVideo/ Chiesa e Vlahovic hakmerren me Tudor: Juventus thyen Lazion e vendos një këmbë në finale Kroati shikon përpara: "Lojtarët logjikisht kanë ende gjëra nga e kaluara në gjak (referim për punën e Sarri, red.). E ne do të punojmë për të përmirësuar gjithçka".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI