Flash

Cannavaro kundër De Laurentiis: "Napoli po paguan arrogancën e kujt duhet të bënte zgjedhjet"

Lapsi.al 2 April 2024
Cannavaro kundër De Laurentiis: "Napoli po paguan arrogancën e

Sezoni i Napolit deri më tani ka rezultuar i pasuksesshëm, me kampionët e Italisë në vendin e tetë në renditjen e Serie A, jashtë kupave dhe në krizë të plotë lojërash dhe rezultatesh. Ardhja e teknikut Calzona, pas shkarkimeve të Garcias dhe Mazzarrit, dukej se e kishte rigjallëruar skuadrën, por periudha pozitive nuk zgjati shumë. E një fajtor ka, të paktën duke dëgjuar ish-mbrojtësin Fabio Cannavaro.

Në një intervistë dhënë për Il Mattino, Cannavaro ka analizuar vështirësitë e skuadrës së qytetit të tij, duke kërkuar shkaqet. Ish-kampioni i botës nuk i ka kursyer kritikat për disa nga zgjedhjet e klubit, mbi të gjitha trajtimin e rezervuar për polakun Zielinski.

CANNAVARO NUK I JEP ASNJË ALIBI NAPOLIT

“E kam të vështirë për të gjetur alibitë”, filloi ish-fituesi i Topit të Artë. "Po paguan çmimin për arrogancën e atyre që duhej të zgjidhnin njerëzit e duhur, në vend të atyre që u larguan. E nuk e bënë këtë. Spalletti kërkoi pushim, por pse e kërkoi atë? Kjo u lejoi shumë lojtarëve të qetësoheshin. Duke qenë me kombëtaren në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kuptova edhe më shumë meritat e teknikut Luciano Spalletti. Duke parë si i thërriste lojtarët e ndryshëm për një angazhim më të madh, termat dhe tonet e përdorura për të motivuar të kaltrit, më bënë të kuptoj edhe më shumë arritjen që ai bëri te Napoli”.

Cannavaro është shumë kritik ndaj menaxhimit të çështjes Zielinski, i cili do të largohet nga Napoli në fund të sezonit për t'iu bashkuar Interit si një transferim i lirë: "Nuk mund ta duroj se si e trajtuan atë. Po, i gjori, duket si dikush që s'ka fare lidhje. Dikush që për 8 vjet i ka dhënë shpirtin, pse të mos iki si i takon? Edhe pak e do iki natën nga Napoli, thuajse fshehurazi".

Calzona bën ç'të mundet: "Ka gjetur një skuadër problematike, mbrojtja nuk të jep frymëmarrje, për dy-tre sekonda sulmonin përsëri. Nuk është se Rrahmani dhe Jesus janë të mbaruar, është se mungon puna që bënte Spalletti. E që ai dhe pak të tjerë arrijnë ta bëjnë. Napoli, kampion i Italisë, duhet të përpiqet të ngrejë përsëri kokën, këto figura të shëmtuara nuk mund t'i bëjë. E gjithashtu duhet të arrijë një vend në Europë, edhe pse nuk është Champions, por dera e pasme. Përndryshe do të ishte një dështim total”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI