Flash

Rrëfimi shokues i Varane: "Kam patur tronditje cerebrale e nuk mbaj mend që kam luajtur"

Lapsi.al 2 April 2024
Rrëfimi shokues i Varane: "Kam patur tronditje cerebrale e nuk mbaj

Raphael Varane foli për L'Equipe dhe zbuloi se ai ka patur tronditje cerebrale, shpesh edhe në fushë. Pavarësisht atyre, francezi ka vazhduar të luajë gjithsesi, duke e vuajtur shpesh në nivel fizik.

TRONDITJET CEREBRALE TË VARANE

Për L'Equipe, Raphael Varane dha një intervistë të gjatë në të cilën zbuloi se kishte pësuar disa tronditje cerebrale në karrierën e tij. Historia e mbrojtësit kampion bote me Francën e tani te Manchester United, është vërtet shqetësuese në përmbajtjen e saj. Varane thotë: "Po, kam pasur disa tronditje cerebrale. Nëse i hedhim një vështrim tre ndeshjeve më të këqija të karrierës sime, janë të paktën dy ku kisha pësuar një dëmtim në kokë disa ditë më parë. Kundër Gjermanisë në çerekfinalen e Botërorit 2014 dhe me Real Madrid kundër Manchester City në raundin e 1/8 të Champions League 2020.

U ndjeva pa energji gjatë përgatitjes për ndeshjen e Champions kundër Manchester City, por nuk e dija se kishte të bënte me goditjen që kisha pësuar në ndeshjen e mëparshme. Unë ndoqa një protokoll rikuperimi pesë-ditor pa shumë përpjekje. Më pas patëm disa ditë pushim dhe mbaj mend që ndihesha shumë i lodhur, por mendova se lidhej me dekompresimin e zakonshëm në fund të sezonit. E ndjeva që në nxemje, thashë me vete: zgjohu. Gati doja t'i bija vetes me një shuplakë. Gjatë ndeshjes, tre topat e parë ishin teknikisht të pastër, por unë isha shumë i ngadaltë. Nuk mund të përqendrohesha për të qëndruar në lojë, isha si spektator. Ndeshja shkoi keq për mua dhe më pas kuptova se ishte e lidhur me tronditjen që kisha pësuar... E pyeta shumë veten dhe në fund e kuptova që këto gabime të pazakonta nuk kishin rënë nga qielli”.

NDESHJET ME AUTOPILOT E KËSHILLAT PËR TË BIRIN

Varane vazhdon duke thënë: "Kundër Nigerisë në Kupën e Botës luajta me autopilot. Nëse dikush do të kishte folur me mua në atë moment, nuk e di as nëse mund të përgjigjesha. Nuk e mbaj mend ndeshjen pas atij shoku. Ndjeva lodhje sysh. Duke u kthyer prapa, pyes: po ta dija se ishte tronditje cerebrale, a do ta kisha thënë, edhe pse do të thoshte të mos luaja në atë ndeshje? Nuk e di. Si mund të mas në atë moment aftësinë time për të luajtur apo jo kundër Gjermanisë në çerekfinale? Nuk mund të fajësosh as mjekët, është një situatë paksa e komplikuar".

"Kur e di se tronditjet e përsëritura cerebrale kanë një efekt potencialisht fatal, i thua vetes se gjërat mund të shkonin shumë keq. Në atë kohë nuk isha familjar, por sot në moshën 30-vjeçare dhe me tre fëmijë mendoj ndryshe. Te Manchester United na këshillonin të mos bënim më shumë se 10 goditje me kokë në stërvitje... Djali im 7-vjeçar luan futboll dhe unë e këshilloj që të mos luajë me kokë”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI