Flash

Gjermani, shitja e numrit 44 është e ndaluar: dizajni të kujton SS nazistë

Lapsi.al 2 April 2024
Gjermani, shitja e numrit 44 është e ndaluar: dizajni të kujton
Adidas ka ndaluar shitjen online të fanellës së Gjermanisë me numrin 44, sepse kujton simbolin e Schutzstaffel, i njohur më mirë si SS, ose organizata paraushtarake e Partisë Nacional Socialiste Gjermane. Këtë e ka bërë të ditur gazeta gjermane Bild, e cila ka raportuar deklaratën e zëdhënësit të markës së njohur sportive, Oliver Bruggen. Në të ai ka shpjeguar se ngjashmëria mes numrit 4 dhe S të “SS” nuk ka qenë absolutisht e qëllimshme. Bruggen më pas shpjegoi se si kanë ndodhur në të vërtetë gjërat, ose më saktë se stili i fanellave ishte krijuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) në bashkëpunim me partnerin e saj, 11teamsports. Në një postim në X, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) më në fund siguroi se dizajnet ishin prezantuar dhe vlerësuar edhe nga UEFA, e se asnjë nga palët e përfshira nuk e kishte dalluar afërsinë me simbolet nazistë. Federata gjermane në fund ka siguruar se "do të zhvillojë një dizajn alternativ për numrin 4 së bashku me 11teamsports". Problemi u ngrit për herë të parë nga një historian gjerman, Michael König, i cili kishte vënë re ngjashmërinë e karakterit të numrit 4 me simbolin e SS. Prej aty nisi një debat i ashpër në Gjermani që çoi në vendimin drastik për të hequr numrin 44 nga tregu.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI