Flash

Klopp te Barcelona, ekzaltohen katalanasit: Oscar Hernandez është vëllai i Xavi apo Jurgen?

Lapsi.al 1 April 2024
Klopp te Barcelona, ekzaltohen katalanasit: Oscar Hernandez është
Kundër Las Palmas, Oscar Hernandez shënoi fitoren e tij të gjashtë në gjashtë ndeshje. Vëllai i Xavi, i cili është edhe zëvendësi i tij dhe për këtë arsye e zëvendëson atë në pankinën e Barcelonës kur ai skualifikohet, është bërë viral për ngjashmërinë e tij me Jurgen Klopp. Në veçanti, një frame i kapur nga kamerat gjatë ndeshjes së djeshme ndezi rrjetet sociale, të cilët krijuan një fotomontazh duke “forcuar” ngjashmërinë me menaxherin e Liverpool. Dhomat e zhveshjes të Barcelonës tashmë prej disa kohësh e quajnë Oscar Klopp dhe prej ditës së djeshme – edhe për shkak të gjashtë fitoreve – e kanë vënë re edhe në rrjetet sociale: “Ne krijuam Klopp-in tonë” bëjnë shaka tifozët blaugrana, të cilët shpresojnë për ardhja e gjermanit të vërtetë, duke parë se Xavi shpalli lamtumirën e tij në fund të sezonit. Sidoqoftë, për momentin duhet të kënaqen me versionin Klopp të Oscar Hernandez.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI