Flash

Video/ Frida Maanum rrëzohet pa ndjenja në finalen e FA Cup: maskë oksigjeni për lojtaren e Arsenal

Lapsi.al 1 April 2024
Video/ Frida Maanum rrëzohet pa ndjenja në finalen e FA Cup:
Minuta tmerri gjatë finales së FA Cup për femra mes Arsenal dhe Chelsea, kur 24-vjeçarja norvegjeze Frida Maanum, duke luajtur për Gunners, u rrëzua dhe ra në tokë befas, duke tronditur dhe frikësuar lojtaret e tjera. E asistuar menjëherë, asaj iu vendos një maskë e frymëmarrjes me oksigjen për rreth shtatë minuta, përpara se të nxirrej jashtë me barelë dhe të shtrohej në një spital lokal. Në vend të Maanum hyri Alessia Russo: ndeshja rifilloi dhe përfundoi me fitoren 1-0 të Arsenal me golin e Stina Blackstenius në minutën e 11' të shtesës së dytë. Arsenal, më pas, lëshoi një deklaratë për të bërë të ditur se lojtari i tyre "është në një gjendje të qëndrueshme, flet dhe është e ndërgjegjshme. Situata e saj monitorohet vazhdimisht nga stafi ynë mjekësor". "Ishte shkatërruese ta shihje atë të përfundonte në tokë ashtu - ishte komenti i Russo -. Tani ne jemi pranë saj, dhe të gjithë po lutemi për të. E mendoj se ishte shkruar në yje se golin e fitores tona do ta shënonte shoqja e saj më e mirë (Blackstenius red.)".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI