Flash

Po çfarë Neymar... ja kush e ka paguar lirinë me kusht prej 1 milionë euro për Dani Alves

Lapsi.al 1 April 2024
Po çfarë Neymar... ja kush e ka paguar lirinë me kusht prej 1

Ka bërë shumë zhurmë lirimi nga burgu i Dani Alves, ndërsa është në pritje të vendimit përfundimtar, në gjyqin ku akuzohet për përdhunim. Për këtë akuzë braziliani u dënua në shkallë të parë me 4 vite e 6 muaj heqje lirie, por mundi të largohej nga burgu i Barcelonës pasi pagoi një garanci rekord prej 1 milion eurosh.

Të shumtë, duke pasur parasysh situatën e pasigurt financiare që po përjeton ish-mbrojtësi brazilian, ishin ata që pyetën se kush e kishte paguar shumën e nevojshme për të garantuar lirinë e përkohshme të ish-lojtarit të Barcelonës. E në këtë situatë, emri i Neymar u shfaq menjëherë (ai pagoi 150 mijë euro dëmshpërblim për vajzën). Me sa duket, megjithatë, sulmuesi i Brazilit nuk ka asnjë lidhje me këtë, por pas pagesës së garancisë për Dani Alves fshihet një operacion i vërtetë komercial.

KUSH KA PAGUAR LIRINË ME KUSHT TË DANI ALVES?

Asnjë mik, asnjë bamirës. Garancinë prej 1 milionë euro, që lejoi Dani Alves të dilte nga burgu, e ka paguar një revistë braziliane: “E ka bërë këtë në këmbim të një reportazhi që tashmë ishte në zhvillim e sipër”, zbuloi programi spanjoll ‘Fiesta’ në Telecinco. Një revistë, thuhet, “shumë e njohur në Brazil, e cila bën reportazhe të mëdha për njerëz të rëndësishëm në Brazil, por edhe në nivel ndërkombëtar”.

Lexo më tejVideo/ Dani Alves paguan kushtin 1 milionë euro me paratë e Neymar: braziliani del pas 14 muajsh burg

Në këmbim të pagesës prej 1 milionë euro, tregon më tej programi spanjoll, është kryer "një intervistë në formën e një videoreportazhi mbi historinë e Alves dhe për më tepër vetë futbollisti i kishte kërkuar Joana Sanz të merrte pjesë në këtë reportazh".

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI