Flash

Video/ Leao, çfarë spektakli në Franchi: Milan mposht Fiorentinën e blindon vendin e dytë

Lapsi.al 30 March 2024
Video/ Leao, çfarë spektakli në Franchi: Milan mposht

Milani mposhti 2-1 Fiorentinën në javën e 30 të Serie A, duke e çuar Juventus në -6 dhe duke blinduar vendin e dytë në renditje. Fitore e merituar e kuqezinjve, të udhëhequr nga Rafael Leao. Pas një pjese të parë të dominuar, por pa gjetur një mënyrë për të shënuar, ndeshja u diferencua në fillimin e pjesës së dytë falë portugezit. Leao fillimisht dhuroi një asist me takë për Loftus-Cheek, i cili përfitoi nga gabimi i Milenkovic për të mposhtur portierin Terracciano nga disa hapa larg (47'). Pastaj, i shërbyer nga Reijnders, ai kalon portierin viola dhe depoziton në rrjetë (53'), duke e bërë të kotë 1-1 e përkohshëm të Duncan (50'). Maignan i mohoi Belottit dhe Mandragoras barazimin e mundshëm. Fiorentina nuk arriti të sjellë në shtëpi as një pikë në ndeshjen e saj të parë, pas vdekjes së Joe Barone.

Lexo më tej: Video/ Marusic i jep fitoren Tudor në të 93': Lazio thyen një Juventus pa sulm e gjithnjë në krizë

Milani fiton në Franchi 2-1, kthehet të jetë -11 pas Inter dhe mbi të gjitha konsolidon vendin e dytë në renditje. Një super Leao ishte ai që rrëzoi një Fiorentina krenare dhe i lejoi teknikut Pioli të fluturojë në +6 nga Juventus, i mundur nga Lazio. Kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions nuk është ende i sigurt, por tani do ta jetë më e lehtë për trajnerin nga Parma që t'i rrotullojë njerëzit e tij në funksion të çerekfinaleve të Europa League kundër Romës. Për Fiorentinën, megjithatë, është një rrëshqitje serioze dhe shqetësuese, sepse mbrojtja fut sërisht ujë. Hyrja në kupat europiane 2024-25 tani është ndoshta më e lehtë për t'u arritur përmes Kupës së Italisë ose Conference League.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI