Flash

Video/ Gjimshiti padron në Napoli: Atalanta dominon në Maradona, me 3 zile për Europën

Lapsi.al 30 March 2024
Video/ Gjimshiti padron në Napoli: Atalanta dominon në Maradona, me 3

Atalanta e hapi javën e 30 të Serie A me Napolin me rezultatin 3-0, duke shuar përfundimisht shpresat e kampionëve të Italisë në dalje për t'u kualifikuar në Champions League të ardhshme. Në Maradona, zikaltrit e teknikut Gasperini pasi goditën shtyllën në minutën e 2', zhbllokoi ndeshjen me Miranchuk në minutën e 26'. Atalanta gjeti edhe golin e dytë me Scamacca para pushimit. Reagimi i Napolit çoi në shtyllën e goditur nga Zielinski në fillimin e pjesës së dytë. Por në fund Koopmeiners shënoi trisin, që nisi fushkëllimat e tifozëve vendas.

Na ishte një herë e një kohë Napoli kampion i Italisë. Kështu, sepse edhe Atalanta bastis në Maradona (3-0) dhe shkatërroi një skuadër që nuk njihej më edhe pse mbante mbi gjoks stemën e titullit. Mungoi në gjithcka Napoli, për sa i përket cilësisë dhe agonizmit konkurrues. Këmbë të lëshuara, ide zero, mundësi që arritën vetëm kur ndeshja ishte 0-2. Merita e një Atalante të shkëlqyer, e cila duket se nuk kishte nevojë as për energji shtesë për të kapërcyer rrënojat e Napolit.

Lexo më tejVideo/ Sherr në hollin e hotelit në Lisbonë: ultrasit e Atalanta sulmojnë ata të Rangers, pa asnjë shkak

Skuadër që del me kokën ulur dhe mori me vete fishkëllimat e stadiumit dhe ftesën e ultrasve që fillimisht të shkojnë të punojnë dhe më pas të “largohen nga Napoli”. Atalanta hedh kandidaturën për zonën Champions League me golat e Miranchuk, Scamacca dhe Koopmeiners. Bologna dhe Roma janë thirrur të përgjigjen, por Hyjnesha duket se është gati për sprintin pranveror.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI