Flash

Leicester në kaos: shkarkohet trajneri për një lidhje me një futbolliste

Lapsi.al 29 March 2024
Leicester në kaos: shkarkohet trajneri për një lidhje me një
Sigurisht që nuk është një atmosferë e mirë te Leicester. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për rezultate që nuk vijnë, apo lajme të këqija nga infermieria. Problemi është shkaktuar nga marrëdhënia e supozuar që bashkon trajnerin e skuadrës së femrave Willie Kirk dhe një futbolliste të Foxies. Lajmi kishte rrjedhur tashmë javët e fundit, aq sa ka shtyrë disa kolegë të ndërhyjnë në këtë çështje. Megjithatë, konfirmimi duket se vjen direkt nga klubi, i cili vendosi të shkarkojë trajnerin për shkelje të "kodit të sjelljes së ekipit". Lexo më tej: Leicester për femra në kaos, klubi hap hetimin për trajnerin: Kirk shkon në shtrat me një futbolliste Një akuzë që i lë pak vend imagjinatës dhe që lë të kuptohet se Kirk u lirua nga detyra për shkak të marrëdhënieve personale të krijuara me një nga lojtaret e tij. Kjo situatë ka destabilizuar ekuilibrat brenda dhomave të zhveshjes. Siç raportohet nga një deklaratë e publikuar në mediat e tij sociale, Kirk u shkarkua "pas një procesi të gjerë disiplinor të brendshëm dhe në përputhje me detyrimet e klubit në lidhje me privatësinë individuale". Kjo gjë tregoi se si ai "ka shkelur kodin e sjelljes së ekipit në një nivel të tillë që të bëjnë që pozicioni i tij të mos jetë më i përshtatshëm". Në vend të tij, pankina e Leicester iu besua Jennifer Foster, e mbështetur nga Stephen Kirby, në pritje të gjendet një zëvendësues që mund të shmangte "problemet e mëtejshme të zemrës".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Leicester City Women (@lcfcwomen)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI