Flash

Newcastle në ankth për bastexhiun: Tonali, shpresa e vetme është 'skualifikimi i mbivendosur'

Lapsi.al 29 March 2024
Newcastle në ankth për bastexhiun: Tonali, shpresa e vetme

Probleme të reja për mesfushorin Sandro Tonali duke qenë se dje Federata Angleze e Futbollit njoftoi hapjen e hetimeve për 50 baste të supozuara mes 12 gushtit 2023 dhe 12 tetorit 2023. Periudhë kur italiani ishte transferuar tashmë te Newcastle pas shitjes që i bëri Milan. Mesfushori, për bastet e vëna në Itali, tashmë kishte rënë dakord me FIGC për një dënim prej 18 muajsh, nga të cilët 10 ishin skualifikim dhe 8 alternative. Tashmë mesfushori rrezikon një skualifikim të mëtejshëm, edhe pse ka një shpresë.

SKUALIFIKIMI I MBIVENDOSUR

Natyrisht, lajmi pati një mbulim të madh në gazetat angleze edhe pse, sipas Sun dhe Daily Mirror, Magpies kanë shpresa të mira për të mirëpritur italianin Tonali brenda afatit kohor të menduar. Gjatë hetimit të parë, që daton në vjeshtën e kaluar dhe që më pas çoi në dënimin 18-mujor, mesfushori i kishte dhënë edhe Football Association materialin e dorëzuar për hetimin italian. E për këtë arsye Newcastle pret që një skualifikim i mëtejshëm i mundshëm të mbivendoset mbi atë që ka marrë tashmë ish-lojtari i Milan, gjë që do t'i shërbente paralelisht duke u rikthyer në fushë siç ishte planifikuar në shtator.

Lexo më tej: FA akuzon Sandro Tonali: baste edhe në Angli, rrezikon një tjetër skualifikim

Tonali është lejuar të stërvitet me Newcastle, por nuk mund të luajë miqësore (përveç me dyer të mbyllura) dhe klubi shpreson që ky koncesion të ruhet edhe pas lajmeve të fundit. Një furtunë e re për klubin, që, pas vjeshtës së kaluar pati kritika për mos kontrollimin e duhur të “dosjes Tonali”, para blerjes për rreth 70 milionë euro.

REAGIMI I HOWE

Eddie Howe, menaxheri i Newcastle, foli për këtë në konferencë për shtyp: "Sandro ka vuajtur mjaft. Sëmundja nuk kishte ndaluar kur u transferua në Angli dhe njerëzit nuk duhet të jenë të ashpër me kritikat. Le të mos e ndëshkojmë më tej, sepse unë nuk e bëj këtë. Nuk besoj se kështu arrihet në rrënjën e problemit për ta zgjidhur atë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI