Flash

I merr tutën djalit invalid, video e bujshme false hedh baltë mbi Bellingham: "Ky është djali i artë?"

Lapsi.al 28 March 2024
I merr tutën djalit invalid, video e bujshme false hedh baltë mbi
Mbrëmjen e së martës, në Wembley u zhvillua ndeshja miqësore mes Anglisë dhe Belgjikës, e cila përfundoi me rezultatin 2-2 falë një dygolëshi të Tielemans dhe golave të Toney e Bellingham. Mesfushori i Real Madrid, para fillimit të ndeshjes, bëri një gjest të bukur, i cili, megjithatë, u keqinterpretua nga shumë për shkak të një video false që shtrembëroi realitetin e episodit.

GJESTI I BUKUR I BELLINGHAM

Gjatë luajtjes së himneve kombëtare, në mbrëmjen e ftohtë të Londrës, Bellingham hoqi xhaketën e tutave dhe e përdori për të mbuluar djalin në karrige me rrota, që kishte hyrë në fushë me të. Një gjest i bukur nga ish-lojtari i Borussia Dortmund, i cili më pas e pa veten viktimë të një video false në të cilën skena ishte e montuar mbrapsht. Lexo më tej: Video/ Gjesti i bukur: djaloshi me karrige me rrota po ngrinte, Bellingham e mbulon me tutën e tij

"KY QENKA DJALI I ARTË?"

Në videon në fjalë, në fakt, shihet asi i Real Madrid që përkulet drejt djalit dhe i heq xhaketën dhe më pas e vesh. Një episod që u bë viral në rrjetet sociale dhe, në këtë drejtim, shumë komente negative iu drejtuan lojtarit: "Dhe ky është djali i artë? Si mund të jetë dikush kaq mizor?" lexohet në një nga komentet në postim. Për fat të mirë, videoja origjinale u ripostua më vonë nga disa përdorues dhe çështja u sqarua.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI