Flash

"Do të vijë te Mercedes". Wolff del hapur për Verstappen e thumbon Hamilton: "Nuk i shkon e kuqja"

Lapsi.al 27 March 2024
"Do të vijë te Mercedes". Wolff del hapur për
Për Team Principal të Mercedes Toto Wolff, kampioni i botës Max Verstappen është zgjedhja numër një për të zëvendësuar Lewis Hamilton, i destinuar për Ferrarin, si piloti i parë i ekipit gjerman në vitin 2025. “Ky bashkim duhet të ndodhë herët a vonë – deklaroi Wolff për Fox Sport -. Unë e kisha parë Maks në Formula 3, ai ishte shumë i mirë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me babain e tij, kështu që u ulëm në shtëpinë time në Vjenë dhe thamë: çfarë mund të bëjmë?" CEO i Mercedes, i pyetur se kur do të vendosë për vendin e lirë së bashku me George Russell, Wolff është përgjigjur: “Kemi një vend të lirë, të vetmin në skuadrat elitare, gjithnjë nëse Max vendos të vijë tek ne...”. Me pak fjalë, tensionet mes Verstappen, veçanërisht në lidhje me babain e tij Jos, dhe Red Bull të nënkuptuar si Chris Horner, kanë hapur një çarje të vogël në të cilën Mercedes rrëshqiti menjëherë. Lexo më tejLewis Hamilton zbulon prapaskenën me Ferrarin: "Nuk ja thashë as prindërve të mi" Pastaj, Team Principal i skuderisë gjermane bëri një batutë në lidhje me Lewis Hamilton, piloti i ardhshëm i Maranellos: "E kuqja nuk i shkon".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI