Flash

Video/ Cristiano Ronaldo tërbohet me arbitrat: gjeste të shëmtuara në daljen nga fusha. E një tifoz e puth

Lapsi.al 27 March 2024
Video/ Cristiano Ronaldo tërbohet me arbitrat: gjeste të
Arbitrimi i Slloveni-Portugali e ka tërbuar krejtësisht kapitenin e luzitanëve Cristiano Ronaldo. Kampioni, tashmë te Al Nassr, u largua nga fusha në minutën e 90’ të ndeshjes miqësore të luajtur në Lubjanë dhe e humbur nga portugezët 2-0 dukshëm i zemëruar. Ai që e tensionoi ishte drejtimi i arbitrit boshnjak Irfan Peljto. Arsyeja? Dy penalltitë e paakorduara për ekipin e teknikut Roberto Martinez, në humbjen e parë që kur është ulur në pankinë. Nuk është rastësi që 39-vjeçari u largua nga fusha, duke bërë me gjeste të pangatërrueshme drejt arbitrit të katërt dhe duke bërë shenjën dy me gishta. Referenca ishte e qartë për dy penalltitë e munguara. Në një natë thuajse makth, ish-lojtari i Juventus mori edhe një puthje në fushë nga një tifoz që zbriti nga tribuna për të pushtuar fushën. Lexo më tejTregoi gjenitalet, gjobë qesharake për Cristiano Ronaldo: portugezi skualifikohet për një ndeshje Ronaldo, që nuk shënoi në një mbrëmje të komplikuar ku nuk kishte në krah lojtarin e Milan Leao, u kthye menjëherë në dhomat e zhveshjes për të qetësuar zemërimin e tij. Pamjet padyshim që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. CR7 është gjithmonë në qendër të vëmendjes, aq më tepër nëse është i tërbuar. Që nga 30 janari 2022 në Arabinë Saudite me fanellën e Al Nassr, sulmuesi i lindur në vitin 1985 vazhdon të ketë shifra record. Këtë sezon ai ka shënuar 30 gola në 33 paraqitje me 11 asiste. Gushtin e kaluar ai fitoi trofeun e tij të parë në tokën saudite, Kupën e Kampionëve, duke shënuar një dygolësh në finale kundër Al-Hilal.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI