Flash

FOTO/ Vidal shkatërron e braktis një apartament në Rio: denoncohet e tani duhet të paguajë

Lapsi.al 26 March 2024
FOTO/ Vidal shkatërron e braktis një apartament në Rio:
Shkurtin e kaluar Arturo Vidal u largua nga Brazili për t'u rikthyer për të luajtur në atdheun e tij, te Colo Colo. Mesfushori kilian u prit si një mbret i vërtetë, në një prezantim "të çuditshëm" që u bë shpejt viral. Por tani është kthyer në vëmendje të të gjithëve për një ngjarje të pazakontë. Arturo Vidal mendoi se kishte lënë pas aventurën braziliane, ku pati edhe kënaqësinë e ngritjes së një Copa Libertadores me fanellën e Flamengos, por në vend të kësaj duket se pasojat e disa veprimeve të tij të kryera gjatë qëndrimit në Rio de Zhaneiro e kanë ndjekur deri në Kili. Në fakt, është i orëve të fundit lajmi se mesfushori është denoncuar se kishte shkatërruar një apartament, në të cilin kishte jetuar me qera gjatë periudhës së kaluar në qytetin e Krishtit Shëlbyes.

VIDAL, DËME MBI 50 MIJË EURO

Sipas asaj që raporton O'Globo, Vidal është larguar nga apartamenti që kishte marrë me qera, pa dhënë asnjë lloj njoftimi dhe gjithashtu pa paguar qiranë e muajve të fundit. Mbi të gjitha, sipas denoncimit të agjentit të pasurive të paluajtshme, ish-lojtari i Juventus dhe Inter e kishte braktisur apartamentin në një gjendje të cilësuar si “të pabanueshme”. Lexo më tejVidal mesazh për Sanchez: "Ik nga Inter, Inzaghi nuk të do aty. Luan Mkhitaryan, do vras veten: Sipas vlerësimeve, shuma që do të duhej të paguante mesfushori kilian arrinte në më shumë se 250 mijë reai: 22,700 reai (rreth 4,200 euro) si borxh i qerasë dhe 230 mijë (pothuajse 46 mijë euro) në riparime dhe pastrime tapicerie, perde, dysheme dhe mobilje. Kësaj shifre duhet t'i shtohet edhe një kompensim i madh.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI