Flash

Costacurta e sulmon, Lautaro i përgjigjet me ironi: "Të shohë golin tim kundër Milanit në Champions"

Lapsi.al 26 March 2024
Costacurta e sulmon, Lautaro i përgjigjet me ironi: "Të

Një pauzë për kombëtaret shumë e trazuar te Inter. Lojtarët e tij, disa për mirë apo për keq, i kanë bërë njerëzit të flasin për to, duke u bërë protagonistë. Nga dëmtimet e De Vrij dhe Sommer, te dështimi i Thuram, për të kaluar te çështja Acerbi e deri te Lautaro, i cili vendosi t'i përgjigjet me ironi ish-mbrojtësit të Milan Billy Costacurta. Ai e kishte kritikuar sulmuesin argjentinas menjëherë pas shortit të çerekfinaleve të Champions League. Të hënën, më 25 mars, Lautaro vendosi të flasë dhe t'i përgjigjet kritikave të ish-flamurit të Milan.

ÇFARË THA COSTACURTA PËR LAUTARO

Në ditën e shortit të çerekfinaleve të Champions League, Billy Costacurta, duke analizuar mungesën e Inter, i eliminuar nga Atletico Madrid, nënvizoi se si e zhgënjeu Lautaro në ndeshjen e dyfishtë kundër spanjollëve: “Prisja më shumë nga ai dhe madje edhe në Botëror nuk bëri mirë. Në disa skena Lautaro nuk është në gjendje të shfaqet plotësisht. Në Europë duhet një mentalitet tjetër".

REPLIKA E ASHPËR E ARGJENTINASIT

Nga grumbullimi i kombëtares së Argjentinës, sulmuesi i Inter ka dashur t'i përgjigjej në mikrofonët e TyC Sports: "Nëse dikush përmend emër dhe mbiemër më bezdis më shumë. Ajo që thotë Costacurta nuk është e vërtetë. Ka raste kur njerëzit nuk e kontrollojnë veten në atë që thotë. Disa komente të lëndojnë”. Pastaj shigjetimi ironik: "Unë shënova në gjysmëfinalen e Champions League kundër Milan, një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e dy klubeve. E ftoj ta shikojë atë ndeshje".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI