Flash

Video/ Fluturuan paratë, Ekuadori mes skandalit: humbi kundër Italisë për fajin e... striptisteve

Lapsi.al 25 March 2024
Video/ Fluturuan paratë, Ekuadori mes skandalit: humbi kundër
Ekuadori u mposht nga Italia në miqësoren e luajtur në Nju Jork, me rezultatin 2-0, falë golave të Pellegrini në minutat e para të ndeshjes dhe të Barella në minutën e 90'. Skuadra amerikano-jugore u shfaq e nënshtruar dhe asnjëherë nuk u bë shumë e rrezikshme në zonën e portierit Vicario. Në shtëpi nuk e pritën aspak mirë disfatën dhe, në fakt, e drejtuan gishtin te disa lojtarë të kombëtares. Faji i tyre është se kanë qëndruar deri në orët e vona të natës në prag të ndeshjes miqësore ndaj të kaltërve. Mediat vendase u vërsulën kundër tyre dhe sollën në dritë natën e disa lojtarëve të Ekuadorit. Lexo më tej: Skandal në Argjentinë, përdhunohet gazetarja: arrestohen katër lojtarë të Vélez

NË KLUB NATE ME STRIPTISTE

Te Ekuadori po flitet për një skandal me drita të kuqe me disa lojtarë të Kombëtares të përfshirë, në prag të ndeshjes kundër Italisë. Një video është bërë virale dhe Kendri Paez, Gonzalo Plata dhe Robert Arboleda shihen duke kërcyer me një striptiste dhe duke i bërë paratë të fluturojnë rreth vajzës. Videoja krijoi gjithashtu shqetësim dhe indinjatë dhe tre lojtarët tani mund të rrezikohen nga sanksionet nga Federata e Ekuadorit, por edhe nga klubet e tyre përkatëse. Videoja tashmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe komentet e tifozëve janë nga më pikantet.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI