Flash

Broja nga minuta e parë, Sylvinho ndryshon tre lojtarë në formacionin kundër Suedisë

Lapsi.al 25 March 2024
Broja nga minuta e parë, Sylvinho ndryshon tre lojtarë në

Tre ditë pas shembjes në “Ennio Tardini”, Shqipëria kthehet në fushë për ndeshjen e dytë e të fundit miqësore të marsit. Kombëtarja e teknikut Sylvinho do të luajë në Stokholm kundër Suedisë, në “Friends Arena”, në orën 19.00. Sigurisht që do të ketë ndryshime, duke filluar nga porta, e deri në vijën e parë të sulmit, ku nga minuta e parë do të jetë Broja.

Pas përfundimit të konferencës zyrtare për media të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Ylber Ramadani, skuadra zbriti në fushën e lojës dhe kreu seancën stërvitore në stadiumin “Friends Arena”, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin miqësor ndaj Suedisë. Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes. Skuadra ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike dhe gjendja e lojtarëve është e mirë. Aty u kuptua edhe formacioni me të cilin Sylvinho do të përballet me të besuarit e Tomasson.

Lexo më tej: Video/ Taktika, mbrojtja e zgjedhjet, Sylvinho i nxjerr lojtarët zbuluar nga Suedia: "E kanë mendjen te lista"

FORMACIONI I MUNDSHËM

Në portë do të jetë Strakosha, për të mos rrezikuar Berishën që sapo kapërceu problemet fizike që e lanë jashtë me Kilin. Prapavija nuk do të ndryshojë totalisht me përjashtimi të Hysajt. Në vend të tij do të jetë Balliu, në qendër dyshja Gjimshiti-Kumbulla. Tashmë një siguri, Mitaj do të luajë në të majtë. Diga defensive e mesfushës nuk ndryshon me Asllanin e Ramadani. Treshja në mbështetje të sulmuesit të vetëm po. Bajrami, Ramadani e Asllani, do të kenë edhe mbështetjen e Laçit. Ndërsa sulmin, do ta udhëheqë Broja nga minuta e parë.

Takimi Suedi–Shqipëri do të luhet sonte në orën 19:00 në stadiumin “Friends Arena”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI