Flash

Video/ Soulé, goli i çmendur që sfidoi ligjet e fizikës: Juventus habitet nga talenti i tij me Argjentinën U23

Lapsi.al 24 March 2024
Video/ Soulé, goli i çmendur që sfidoi ligjet e fizikës:
Në pritje të kthehet për të tërhequr Frosinone në luftën për mbijetesë në Serie A, Matias Soulé magjeps me fanellën e Argjentinës U23. Gjatë ndeshjes kundër Meksikës, talenti i lindur në vitin 2003 në pronësi të Juventus shënoi një gol të çmendur. I lirë në qendër të zonës, sulmuesi koordinohet në mënyrë të jashtëzakonshme dhe e dërgon topin në rrjetë me të majtën, duke sfiduar ligjet e fizikës me një prekje fantastike. Një magji që nuk mund të ketë kaluar pa u vënë re në Continassa. Pas një sezoni në të cilin Max Allegri i dha disa herë mundësinë të shpërfaqej, Soulé u huazua te Frosinone për më shumë minuta. Argjentinasi ka bërë mirë dhe po mundohet të bindë bardhezinjtë se mund të besojnë te ai për të ardhmen. Çmimi i djaloshit nuk është më pak se 30 milionë euro, por ndoshta pas kësaj magjie, Juventus mund të mos joshet më nga paratë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI