Flash

Video/ Endrick show, Brazili pushton Wembley në debutimin e trajnerit të ri Dorival

Lapsi.al 24 March 2024
Video/ Endrick show, Brazili pushton Wembley në debutimin e trajnerit

Në debutimin e teknikut Dorival, në Brazil kanë përse të jenë entuziastë. 5 herë kampionët e botës, pushtojnë Wembley, duke mundur 1-0 Anglinë. Ndeshja u vendos nga xhevahiri i vogël i Real Madrid (nga qershori i ardhshëm) Endrick, me një goditje me të majtën në minutën e 80'.

Sukses i Brazilit, 1-0 ndaj Anglisë në një miqësore të profilit të lartë në Wembley. Pesë-kampionët e nisën shumë mirë, duke shtypur skuadrën e Southgate në gjysmën e tyre të fushës. Me kalimin e minutave, vendasit nisën të merrnin gjithnjë e më shumë terren, duke punuar në aksin Foden-Bellingham. Anglezët shtyjnë fort në fund të pjesës së parë, por rrezikuan shumë në minutën e 35'. Brazili goditi shtyllën me një të majtë brilante të ish-lojtarit të Milan, Lucas Paquetá. Dy skuadrat, sidoqoftë, u kthyen në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0, pas një pjese të parë me intensitet të lartë.

Në pjesën e dytë britanikët vazhduan aty ku e lanë, duke u përpjekur të shtyjnë fort në kërkim të avantazhit. Amerikanojugorët u mbështetën mbi të gjitha në kundërsulme dhe pikërisht në këtë mënyrë arritën të fundosin anglezët në minutën e 80'. Rifillimi rrufeshëm nga kombëtarja e drejtuar nga Dorival, finalizuar me të majtën e talentit të ri të Real Madrid, Endrick, që bëri rezultatin 1-0. Në fund, anglezët u përpoqën po shumë besim të rrëmbenin barazimin, por në fishkëllimën e fundit rezultati shpërbleu Brazilin, triumfues 1-0 në të parën e Dorival.

KROACIA, FITUESE ME PENALLTI

Në testet miqësore të kombëtareve në funksion të verës, Tunizi-Kroaci, Irlandë-Belgjikë dhe Danimarkë-Zvicër përfunduan pa gola (me "milanezët" Sommer dhe Kjaer të zëvendësuar të dy për shkak të dëmtimit). Sidoqoftë, kundërshtarët e Shqipërisë në Euro 2024, Kroacia doli fituese 4-5 pas llotarive të penalltive. Fitues njësoj si në çerekfinalen e Botërorit Katar 2022, kur nga penalltitë eliminoi Brazilin favorit. Një sinjal që Sylvinho duhet ta ketë parasys: kroatët nuk shkëlqejnë para portës, por dinë ta çojnë ndeshjen aty ku duan. Në sfidën tjetër pastaj Austria mundi Sllovakinë 2-0.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI