Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Allegri i shuan ëndërrat Juventusit: "Champions i ri e pamundur të fitohet, ja përse"

Lapsi.al 20 March 2024
Allegri i shuan ëndërrat Juventusit: "Champions i ri e pamundur

Siç dihet, edicioni aktual do të jetë edicioni i fundit i UEFA Champions League me formatin klasik. Nga sezoni i ardhshëm, në fakt, formati i ri do të fillojë me një grup të vetëm prej tridhjetë e gjashtë skuadrash, ku tetë më të mirat do të kualifikohen drejtpërdrejt në fazën e 1/8 të finaleve dhe skuadrat nga e nënta në të njëzetekatërtën do të vendosen për të luajtur në play-off. Komentet e teknikut të Juventus Max Allegri për The Athletic vijnë në këtë drejtim dhe i shuajnë ëndërrat juventinëve.

ALLEGRI: "CHAMPIONS I RI I PAMUNDUR PËR TU FITUAR"

“Me reformën e Champions League, ta fitosh do të jetë pothuajse e pamundur”, ka arsyetuar trajneri i Juventusit. “Do të jetë një format i stilit të tenisit, një garë mes tetë më të mirëve dhe nuk ka gjasa që njëri prej tyre të dështojë të fitojë. Ata duan të sigurohen që tetë të parët të shkojnë në fund, sepse duan të fokusohen te spektakli".

Lexo më tej: Paradoksi i madh te Juventus, Allegri qendron pavarësisht se 85% e tifozëve nuk e duan më

"HENDEK I PAKALUESHËM MES SERIE A E PREMIER"

“Kapërcimi i hendekut me Premier League është i pamundur – vazhdoi Allegri –. Ndaj duhet të vazhdojmë në këtë drejtim, duke punuar në zhvillimin e të rinjve. Këtë vit kemi shumë prej tyre në ekipin e parë dhe në ekipet e tjera të Serie A. Kur u ktheva te Juventus, më kërkuan të rinovoja skuadrën, kjo është rruga që duhet të ndjekë futbolli për të qenë i qëndrueshëm dhe klubi ka bërë një punë të shkëlqyer”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI