Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Manaj, Cikalleshi e Muçi me dopio shifra, Uzuni i ndjek: goleadori më "i dobët" kuqezi është Broja

Lapsi.al 20 March 2024
Manaj, Cikalleshi e Muçi me dopio shifra, Uzuni i ndjek: goleadori
Kundër Kilit dhe Suedisë kombëtarja kuqezi shkon me 9 lojtarë ofensivë, si për të treguar se Sylvinho nuk do të heqë dorë nga identiteti i lojës që e coi rrugëtimin e nisur në Varshavë deri në Euro 2024. Sidoqoftë, tekniku nuk do të ketë vetëm numra, por edhe kuotë golash të rëndësishëm, me të seleksionuarit kuqezi që vijnë edhe me shifra të dyfishta, si rrallë ndonjëherë. Tre protagonistët e kampionatit turk janë ndër më produktivët, por edhe Uzuni në Spanjë nuk është aspak keq. Sidoqoftë, kryegolashënuesi kuqezi është Rey Manaj, në thirrjen e parë në epokën Sylvinho. Me Sivasspor 27 vjeçari ka shpërthyer plotësisht me 19 ndeshje në 28 ndeshje mes kampionatit e kupës. Pas tij janë Sokol Cikalleshi me Konyaspor, që ka tundur rrjetën 11 herë në 27 ndeshje në total e Ernest Muçi, që në fakt me Besiktas ka shënuar vetëm dy gola në 4 ndeshje, ndërsa 9 të tjerët i ka shënuar me Legia Varshavë, para se të transferohej në Stamboll. Myrto Uzuni, me një skuadër që rrezikon seriozisht rënien nga kategoria, ka shënuar 9 gola në 28 ndeshje në La Liga, ndërsa thirrja për herë të parë e lojtarit të Dinamo Zagreb Arbër Hoxha dio ti shtojë 6 gola të tjerë ofensivës kuqezi. Në fakt, në 33 ndeshje 6 nuk janë aspak keq për një anësor ofensiv, ndërsa gjërat nuk kanë shkuar si do të donte Armando Broja.

Emri                          Klubi                Ndeshje                   Gola

Rey Manaj                  Sivasspor               28                               19 Armando Broja         Fulham                   23                               2 Ernest Muçi               Besiktas                 41                                11 Sokol Cikalleshi        Konyaspor             27                                11 Myrto Uzuni              Granada                 28                                9 Arbër Hoxha             Dinamo Zagreb     33                                6 22 vjecari nuk po gjen paqe as pas largimit nga Chelsea. Në një sezon të diktuar nga dëmtimi i rëndë, shkodrani ka shënuar vetëm dy gola për Blues, ndërsa kalimi në spondin tjetër të Londrës te Fulham po e përball me pankinën dhe minuta me pikatore. Në këtë pikë, thirrja e Sylvinhos mund të jetë trampolina për të treguar se është gati të udhëheqë ofensivën kuqezi, me një mesazh të qartë për teknikun e Fulham Silva.  

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI