Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Rabiot, i vendos kohën Juventusit: "Të ardhmen time më mirë ta vendos para Euro 2024 për të qenë i qetë"

Lapsi.al 19 March 2024
Rabiot, i vendos kohën Juventusit: "Të ardhmen time më

Gjatë konferencës për shtyp në grumbullimin e Francës, Adrien Rabiot foli në lidhje me të ardhmen e tij, duke qenë se kontrata e tij me Juventus skadon në qershor. "Unë nuk kam vendosur asgjë për të ardhmen time. Është e vërtetë që vitin e kaluar qëndrova te Juventus duke e ditur se nuk do të luanim Champions League. Ishte një zgjedhje e rëndësishme nga ana ime. Sezonin e ardhshëm ne duhet të luajmë në Champions dhe gjithashtu do të marr pjesë në Kupën e Botës për Klube", komentoi mesfushori francez.

"Këto janë gjëra për të cilat mendoj, por në të vërtetë nuk kam marrë një vendim për këtë. Pres të jem në gjendje të përfundoj sezonin dhe më pas do të diskutojmë me klubin dhe të shikojmë çdo ndodhë. Për momentin po përpiqem të qëndroj i fokusuar, të rikuperoj nga problemi im i vogël fizik, të përfundoj mirë sezonin dhe të përgatitem mirë për Kampionatin Evropian. Nuk po nxitoj të marr një vendim". Më pas francezi caktoi një afat: “Mendoj se është më mirë të vendosim përpara Kampionatit Europian. për të qenë i qetë”.

Lexo më tej: "E spiunuan Juventus për ta rrëzuar": mbi presidentin Agnelli, teknikun Allegri e CR7, dosierë ilegalë

E ARDHME E LIDHUR ME ALLEGRIN

Edhe pse nuk e thotë hapur, Rabiot pret të kuptojë projektin e ri të Juventus. Gjithmonë një i preferuar i Allegrit, me konfirmimin e teknikut, francezi do të kishte një arsye më shumë për t'u lidhur sërish me Zonjën e Vjetër. Në rast të largimit të trajnerit aktual dhe një revolucioni, atëherë Rabiot gjithashtu mund të paketojë valixhet në kërkim të një sfide të re dhe stimuluese. Megjithatë, rikthimi i tij te PSG është i vështirë, siç e konfirmon edhe vetë lojtari: "Është e vërtetë që nga koha kur kalova te Juventus çdo verë emri im është lidhur me PSG-në. Nga njëra anë është shumë joshëse. Është shumë e komplikuar. Siç e thashë edhe më parë, në futboll nuk duhet të mbyllësh asnjë derë, por në çdo rast ky nuk do të jetë prioriteti im”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI