Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Mpiksje gjaku, humb jetën ish-kampioni i hokejit: Konstantin Koltsov ishte 42 vjeç

Lapsi.al 19 March 2024
Mpiksje gjaku, humb jetën ish-kampioni i hokejit: Konstantin Koltsov ishte

Konstantin Koltsov, ish-lojtari bjellorus i hokejit mbi akull, ka humbur jetën në moshën 42-vjeçare. Federata Bjelloruse e hokejit e ka bërë të ditur lajmin në faqen e saj të internetit, në të cilën nuk i referohet shkaqeve të vdekjes, duke specifikuar vetëm se ka ndodhur "papritmas". Sipas mediave lokale, vdekja ka ardhur për shkak të një mpiksje gjaku. Koltsov luajti tre sezone me Pittsburgh Penguins të National Hockey League (NHL) mes viteve 2002 dhe 2006. Në nivel ndërkombëtar, ai luajti për ekipin kombëtar të Bjellorusisë në Lojërat Olimpike Dimërore 2002 dhe 2010 dhe në nëntë kampionate botërore. Që nga viti 2021 ai ishte në një lidhje me tenisten bjelloruse Aryna Sabalenka.

Sipas raportimeve të mediave bjelloruse, Koltsov vdiq nga "një mpiksje gjaku" dhe ishte në Miami, ku Sabalenka është regjistruar për Miami Open. Debutimi i saj është planifikuar për të premten kundër fitueses së ndeshjes mes shoqes së saj të madhe Paula Badosa dhe rumunes Simona Halep, e rikthyer pas skualifikimit për doping. Nuk dihet ende nëse bjellorusia do të tërhiqet nga turneu apo jo.

Lexo më tejPamje të rënda/ Patina i shqyen fytin gjatë ndeshjes, Adam Johnson humb jetën: spektatorët të tronditur

Çifti kishte nisur të takohej në qershor 2021, rreth një vit pas divorcit të Koltsov nga gruaja e tij Yulia, me të cilën ai kishte tre fëmijë. Pesë vjet më parë, Sabalenka humbi papritmas edhe babanë e saj Sergey, në moshën 43-vjeçare, gjithashtu një ish-lojtar hokeji.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI