Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Video/ Altamirano u shemb përtokë me spazma faciale: tronditen shikuesit në Estudiantes-Boca

Lapsi.al 18 March 2024
Video/ Altamirano u shemb përtokë me spazma faciale: tronditen
Momente frike e ankthi në fushë gjatë ndeshjes mes Estudiantes dhe Boca Júniors, e vlefshme për Kupën e Argjentinës. Takimi u ndërpre pas një sëmundjeje të papritur që goditi mesfushorin kilian të Estudiantes, Javier Altamirano. 24-vjeçari u rrëzua me spazma faciale pas 27 minutash lojë në stadiumin Estudiantes, në La Plata. Shtypi lokal raportoi se Altamirano ishte në gjendje stabël dhe i vetëdijshëm kur u shtrua me urgjencë në Institutin Mjekësor Platense, ku mbeti nën vëzhgim për t'iu nënshtruar testeve të reja sot. Santiago Ascacíbar dhe Enzo Pérez, gjithashtu mesfushorë të Estudiantes, kishin vënë re menjëherë situatën delikate të shokut të skuadrës, i cili kishte filluar të kishte konvulsione në fushë. Imazhet televizive treguan Pérez duke shpërthyer në lot teksa po jepte ndihmën për Altamirano. Lexo më tejVideo/ Dwamena shembet në fushë pa ndjenja në mes të lojës: në Europë nuk luante dot prej problemit në zemër Trajnerët e dy skuadrave ranë dakord se nuk ishte momenti për të vazhduar ndeshjen, pavarësisht se nga altoparlantët njoftonin se sportisti ndërkohë ishte rikthyer i vetëdijshëm. Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, thuhet gjithashtu se kishte kërkuar me telefon të pezullohej ndeshja. Sidoqoftë, nuk u luajt më dhe priten qartësime të mëtejshme nga kontrollet të cilave po i nënshtrohet futbollisti i Estudiantes.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI